E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunuesi i grave, Edvin Rama rekruton një çetë femrash dhe shpall nga Durrësi aleancën e grarisë

Lakuriqësia socialiste, pritet të fëlliqe edhe ato qindra gra familjare që dje i dhanë ‘ok’ planit ogurzi kundër pushtetit


Frika nga një dështim i mundshëm i qëndrimit tendencioz kundër qeverisë dhe vendit në tërësi, Edvini ka organizuar këtë herë celulën e grave në Durrës, për të thelluar krizën e mëtejshme të lidershipit dhe nivelin në rritje të sabotimit të jetës parlamentare dhe institucionale të Shqipërisë. Turpi i kombit, lakuriqi Edvin Rama, i cili proteston në ditë festive, u shvendos dje në qytetin e Durrësit, për të përcjellë prej andej thagmën e radhës, kundër qeverisë dhe aksionit reformator në vend. Edvini shpalli aleancën e grarisë ylberiste, me slogan “Gratë socialiste dhe vizioni politik”, për të sfiduar në radhë pikat e forta të ekzekutivit shqiptar dhe punën e palodhur drejt integrimit të vendit në BE. Përdorimi i grave dhe vënia e tyre në shërbim të tekave personale, nuk është diçka e re dhe e panjohur për lakuriqësinë e ngrehinës socialiste nisur nga eksperienca e kaluar e Edvinit, e mbushur me vulgaritet dhe dhunë vandale ndaj qenies femërore. Nisma e re, ajo e vënies së grave socialiste në krye të aksionit permanent kundër pushtetit, është as më shumë e as më pak, vënia e tyre në shërbim të “epsheve” politike të Edvinit dhe njëherazi filtrimin e krizës së lidershipit, përmes instalimit në PS të falangave majtiste, por këtë radhë të udhëhequra nga gratë, në mënyrë që t’i përdalë edhe ato nga çdo lloj karakteri familjar dhe pse jo edhe politik. Gratë socialiste, janë këtë herë më shumë se kurrë në rrezik, si pasojë e “prekjes djallëzore” që tashmë kanë marrë në ‘gen’, në vijim të procesit të shpëlarjes së trurit, në mënyrë që funksioni i tyre si “fshesë” apo “shtojcë” të funksionojë plotësisht sipas planeve të zeza të Edvinit dhe bashkëpunëtorëve të tij adashë në selisë rozë. Tufa e grave që pranoi dje të dhunohet dhe të vihet në shërbim të vandalitetit dhe egërsisë sistematike të Edi Ramës. Fati i tyre, do jetë i njëjtë me fatkeqet e selisë rozë ose edhe të dala jashtë radhëve politike, për të mos përmendur më tej, fatin e bashkëshorteve të Edvinit...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›