E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti: Shumë shpejt Shqipëria do jetë e gatshme për të zhvilluar energjinë bërthamore

Nisur nga angazhimi i qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për ngritjen e një centrali për prodhimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri, ministri i Ekonomisë Dritan Prifti deklaron se përfundimi i kuadrit ligjor, do t’i japë mundësi vendit të implementojë projektin madhor të sigurimit të energjisë së pastër. Në një dalje për mediat, Prifti tha se qeveria është duke punuar me ekspertë në mënyrë që në një të ardhme të afërt të zhvillojë prodhimin e energjisë së rinovueshme.
“Ne po punojmë për ta bërë Shqipërinë të gatshme për të zhvilluar edhe energjinë bërthamore. Kemi krijuar para disa muajsh Agjencinë Atomike që do të jetë agjencia, e cila do të merret me të gjithë kuadrin ligjor dhe pjesën monitoruese të investimeve bërthamore. Ajo është lidhur me agjencinë atomike të Vjenës dhe janë duke u bërë trajnime e shkëmbim eksperiencash mes dy agjencive. Unë nuk mund them që realiteti i një centrali bërthamor në Shqipëri është shumë i afërt, sepse ne kemi akoma kohë për t’u përgatitur, për të krijuar të gjithë legjislacionin, për të krijuar një ekip të duhur që të njohë këtë lloj industrie, që të ketë mundësi që ta monitorojë këtë lloj industrie”, tha ministri Prifti.
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës deklaroi se kërkesat e investitorëve për zhvillimin e energjisë bërthamore janë tepër të larta.
“Kërkesat e investitorëve për për zhvillimin e energjisë bërthamore në Shqipëri vijnë çdo ditë, pra ka një interes të lartë. Në momentin që ne do të jemi gati, të përgatitur për ta garantuar publikun shqiptar për sigurinë e këtyre investimeve do të fillojmë që t’i lejojmë për t’i zhvilluar ato në vend”, deklaroi më tej ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›