E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia voton

Nga Express më 04 qershor 2011 në ora 16:30

Në Maqedoni sot ishte heshtje zgjedhore dhe partitë politike i dhanë fund fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të zhvillohen nesër.

Për 20 ditë fushatë partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur shpalosën programet dhe platformat zgjedhore para elektoratit, për të kërkuar votën dhe besimin e qytetarëve.

Në zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit të drejtë vota kanë 1.8 milionë qytetarë.

Ky numër total i votuesve do të zgjedh 123 deputet, prej të cilëve 3 deputetë do të vijnë nga diaspora (një deputet në njësinë Evropë-Afrikë, një nga Amerikan Veriore dhe Jugore si dhe një nga Australia dhe Azia).

Votimet do të zhvillohen në 2.976 vendvotime, ku qytetarët do të mund të shprehin votën e lirë për partitë garuese.

Këto zgjedhje do të monitorohen nga 7.830 vëzhgues të akredituar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, prej të cilëve 7.341 nga vendi dhe 489 të huaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›