Dhurata dhe festë për njerëzit në nevojë
Ditën e hënë ka nisur turi i bamirësisë së Fondacionit Vodafone Albania, i cili është ndalur në institucionet e shtëpive të fëmijëve dhe azilet e të moshuarve. Në ditën e parë, festa filloi me fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës, Sarandë. Mes tingujve, këngëve e valleve, të pranishmit festuan me fëmijët. Bashkë me urimet, 50 fëmijët e pranishëm në festë iu gëzuan dhe pakove të përgatitura enkas për ta. Më pas, të martën, turi vizitoi azilin e të moshuarve në Gjirokastër. Mes urimesh dhe emocionesh, skuadra e Vodafone qëndroi me orë të tëra me 52 azilantët, shkëmbeu me ta emocione e urime festash. Pjesë e këtij turneu, ishte dhe takimi me banorët që humbën shtëpitë e tyre nga shembja e pallatit në Gjirokastër. "Ne dhamë shumë dashuri dhe morëm fjalë zemre, tha drejtuesi i Fondacionit pas takimit me banorët (15 familjet). Për ta përveç pakove të pëegatitura, u bë dhe shpërndarja e dytë e paketave të ushqimeve, si dhe krevateve, projekt ky i financuar nga Fondacioni Vodafone nëpërmjet Kryqit të Kuq Shqiptar. Fondacioni Vodafone krahas të tjerave ka financuar qiratë e banesave provizore për këta banorë. Në ditën e tretë, turi ndaloi në Tiranë, tek shkolla "Luigj Gurakuqi" për të gëzuar e festuar me 90 fëmijët me nevoja speciale. Më vonë, skuadra e Vodafone, kish takimin me fëmijët e Gërdecit. Njëqind fëmijët e shkolles që po rikonstruktohet me financim të fondacionit Vodafone Albania, gëzuan emocione të veçanta, kur morën pakot e përgatitura për ta. Turi do vazhdojë.