Sëlltiks për rekord, 19 fitore radhazi
Është vërtet një sezon magjik ky i Sëlltiks, që me fitoren ndaj Siksersave kanë arritur fitoren e 19 radhazi në kampionatin e NBA, duke realizuar serinë më pozitive në historinë e basketbollit. Rekordmenët e rinj kanë mundur të triumfojnë në këtë ndeshje me rezultatin 110-91. Nga Nju Orleans ka mbërritur përgjigjja e Lejkers, që kanë mposhtur në transfertë Hornetsat, falë 26 pikëve të Brajant. Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje ishte 87-100. Fitore kanë arritur edhe Nju Xhersi e San Antonio.