Mjeku dërgon pacientët në klinikën private të gruas së tij
Një vend pune si mjek në spitale, apo poliklinika shtetërore të sjell shumë të ardhura, nëse je i lidhur me ndonjë klinikë private apo farmaci. Një mjek i urgjencës, në spitalin klinik të Krujës, i drejton të gjithë pacientët që i vijnë në spital në klinikën private ku punon bashkëshortja e tij.
Pacientët janë të detyruar që të kryejnë ekzaminimet në klinikën private, që ndodhet pranë spitalit shtetëror, në mënyrë që të përfitojnë shërbimin e mirë mjekësor nga ana e mjekut Durim Herri. "Fiks Fare" denoncoi dje veprimet e këtij mjeku, i cili i dërgon pacientët te gruaja që bën eko, pra në një klinikë private. Ky mjek, gjatë kohës që është në turn në spitalin shtetëror, të gjithë pacientët që vijnë tek ai i adreson në klinikën e bashkëshortes për të bërë eko, në një kohë kur spitali i Lezhës ka një aparat të ri ekoje, që kryen eko abdominale, tiroideje, testesh dhe eko gjiri.
"Fiks Fare" për ta vërtetuar një fakt të tillë dërgoi gazetarët të cilët u paraqitën si pacientë. Menjëherë mjeku Herri i drejtoi gazetarët drejt klinikës së bashkëshortes, për të kryer një eko.
Gjatë vizitës mjekësore në klinikën private, gruaja e tij Luiza Herri pranon se klinikën e ka me qira. Nga ana tjetër, edhe ajo është e punësuar në spital.
Sa herë që e lajmërojnë për vizita private e lë punën në shtet dhe hap klinikën private pa e penguar njeri.
Në një kohë kur mjeku Durim Herri dhe bashkëshortja e tij kryejnë këtë aktivitet privat në kurriz të pacientëve, aparati i ekos në spital funksionon dhe nuk ka asnjë defekt. Ai aparat është i ri, sepse është blerë vitin e kaluar.
Për këtë problem shkuam te drejtoresha e spitalit, Natasha Prushi, e cila tha se nuk dinte gjë për këtë aktivitet privat që ushtronin dy mjekët, në kurriz të pacientëve. Nga ana tjetër, drejtoresha rikonfirmon se spitali jo vetëm që ka aparat ekoje, por ai është edhe i ri, sepse është blerë dhjetorin e kaluar.
Gazetari i "Fiksit" shkon për vizitë mjekësore në spitalin e Krujës, te mjeku Durim Herri
Doktori - Bëj një eko dhe pastaj të tjerat. Ja ta marr unë në telefon.
Fiksi - Të iki unë? Ku, domethënë tek farmacia...
Infermieri - Sipër farmacisë nga mbrapa.
Fiksi - Dal nga spitali apo jo?
Doktori - Po del nga spitali
Fiksi - Dal nga spitali dhe?
Doktori - Eja të ta tregoj unë. Ec këtu drejt direkt është farmacia...
Fiksi - Po.
Doktori - Sipër farmacisë.
Fiksi - Edhe të ta sjell?
Doktori - Po, ma sill mua.
Vizita mjekësore në klinikën private të bashkëshortes së doktorit Durim Herri
Fiksi - Ishe më duket duke pirë kafe me doktorin?
Doktoresha -Po.
Fiksi - Ju jeni e shoqja, se më thanë që e shoqja i bën.
Doktoresha - Po. Unë jam për veshkat.
Fiksi - E spitalit është kjo?
Doktoresha - Jo, jo.
Fiksi - Është ambient privat?
Doktoresha - Po. S‘është e imja, e kam me qira.
Fiksi - Nuk ka eko spitali?
Doktoresha -Ka qenë një...
Fiksi - Ka qenë dhe është prish?
Doktoresha - Një e vjetër...
Fiksi - Tani këto duhet t‘ia çoj doktorit unë?
Doktoresha -Po.
Fiksi - Doktor veshkash është dhe ai?
Doktoresha - Ty të dërgoi Duri këtu?
Fiksi - Burri juaj.
Doktoresha - Burri im, po.
Fiksi - Sa të detyrohem unë ty?
Doktoresha - Dhjetë bën eko.
Fiksi - Mirë, faleminderit.