E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhurata e Abramovichit: 180 milionë euro

Është koha e festave të fundvitit, koha e dhuratave. Pikërisht këtë fakt duket se e ka parasysh pronari i Chelseas Roman Abramovich i cili sipas medieve angleze ka vendosur të shpërblejë menaxherin Andre Villas-Boas me hiq më pak se 180 milionë euro.

Për sqarim, këto para nuk do t’i takojnë personalisht portugezit, por do të jenë në dispozicion të tij për të sjell përforcime në Stamford Bridge. Sipas tabloidit britanik The Sun, Villas-Boas tashmë ka identifikuar katër objektivat e tij.

I pari në listë besohet të jetë njëri prej sulmuesve më të mirë nga Serie A, ylli i Napolit, Edinson Cavani. Uruguaiani mund të kalojë te Chelsea për 60 milionë euro kurse së bashku me të mund të lëviz edhe mesfushori Marek Hamsik.

Për sllovakun, Chelseat do t’i nevojiten rreth 35 milionë euro. Me këta të dy përmenden edhe mesfushori i Juventusit, Milos Krasic dhe mbrojtësi i Bolton Wanderers, Gary Cahill. Përveç këtyre, Villas-Boasit mund t’i “teprojnë” edhe 50 milionë euro të cilat ndoshta do t’i ofrojë për mesfushorin Tottehnamit, Luka Modriç, objektiv i kahershëm i Chelseas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›