E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen “thesari” i Gaddafit?

Në shkretëtirën Zele, në jug të Libisë, janë zbuluar rreth nxjerrë 20 tonë ar, për të cilin besohet se ishte pronë e udhëheqësit tashmë të vrarë të Libisë, Muammar Gaddafit.

Janë gjetur edhe 80 milionë euro, që po ashtu ishin futur nën rërën e shkretëtirës bashkë me arin, shkruan gazeta lokale libiane Barnik.

Ari dhe paratë janë gjetur pas konflikteve të armatosura ndërmjet grupeve opozitare, në jug të Libanit.

Për vlerën e pasurisë së Gaddafit flitet me shifra të ndryshme.

Disa mendojnë se bëhet fjalë për 85 miliardë euro, por zyrtarët libianë pohojnë se ajo pasuri është e vlefshme rreth 200 miliardë dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›