“Wikileaks”, Islami u tregonte amerikanëve lëvizjet e Ramës

Një prej njerëzve strategjik të socialistëve, Islami më 30 maj tregon se ai dhe të tjerë në lidershipin e PS-së, shpenzuan 90 për qind të kohës të fokusuar në çështjen e kartave të identitetit, ekzaminimin e listës së votuesve dhe përzgjedhjen e anëtarëve të komisioneve.
Islami pranon se ky veprim la pak kohë për fushatë elektorale. Ai shtoi se, së bashku me figura qendrore nga Partia Socialiste, ishin të ngadaltë në hapjen e zyrave elektorale pasi mungonin fondet krahasuar me PD-në, e cila kishte financime të mira.
Ndërsa dy persona, jo nga PS-ja, i treguan punonjësit të Ambasadës Amerikane se socialistëve u mungonte një agjendë pozitive dhe se partia opozitare ishte e prirur për zhvillimin e një fushate elektorale të përqendruar në të kritikuarin e kryeministrit Berisha.
/Start/E.B/
2011-08-30 13:53