Topi Me shume solidaritet dhe ndihme qe te afrohemi me familjen evropiane
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, vizitoi sot Selinë e Bashkësisë Myslimane dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, ku me rastin e Fiter Bajramit, shprehu urimet më të ngrohta e të përzemërta për besimtarët myslimanë shqiptarë për këtë ditë të shenjtë në kalendarin islam.
Në përfundim të këtyre vizitave, përmes mediave të pranishme, Presidenti Topi përcolli edhe një herë për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo jetojnë e punojnë, përgëzime e urime për Fiter Bajramin:
”Kjo ditë e bekuar më jep rastin që të uroj të gjithë besimtarët myslimanë duke besuar se kjo është një nga ato ditë që i mbush ata me shumë lumturi dhe sipas filozofisë së Profetit Muhamet, kjo është dita kur të gjithë njerëzit duhet të japin më shumë dashuri, të kenë më shumë respekt për njëri-tjetrin, më shumë tolerancë dhe më shumë mirëkuptim!
Dhe sipas kësaj doktrine filozofike të Islamit, e gjithë shoqëria duhet të jetë në ato kushte kur duhet të tolerojë më shumë, duhet të japë më shumë mirëkuptim dhe besoj se kjo vlen më shumë për ata që kanë fatet e vendit në dorë që do të thotë: për politikanët në radhë të parë, për institucionet, në mënyrë që të demonstrojnë më shumë tolerancë, më shumë butësi në mesazhet e tyre, sepse ajo që demonstrojnë politikanët, amplikifikohet pastaj në mbarë shoqërinë!
Por besoj që sot është dita kur ne duhet të kemi një mendim më të qartë edhe për hallet e njerëzve e për njerëzit që janë në nevojë.
Ata kërkojnë më shumë vëmendje, jo vetëm fjalë, më shumë ndihmë e më shumë solidaritet, sepse vetëm në këtë mënyrë, shoqëria bëhet më e fortë dhe Shqipëria, vetëm në këtë mënyrë ka shanse që të shkojë në familjen e vendeve të qytetëruara, sikurse është familja e vendeve evropiane”, u shpreh Topi.