E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuratat 42 mijë euro e qojnë zyrtarin prapa grilave

Njësiti rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, sot në mesditë ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Shpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Pas informatave të grumbulluara nga pista të ndryshme me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, janë marrë dosjet e tenderit në Kuvendin Komunal në Prizren, dosje këto që kishin të bëjnë me dyshimet se punonjësi komunal i zyrës së prokurimit , ka zhvilluar të gjitha procedurat e prokurimit pasi që është bërë furnizimi me artikuj (dhurata për vitin e ri për të gjithë zyrtarët komunalë në Prizren) që ishin të parapara në kontratë.

Pas analizimit të tenderit hetuesit policor e kanë vërejtur se komisioni për vlerësimin e ofertave nga Kuvendi Komunal në Prizren ka shpërfillur ligjet e prokurimit në fuqi.

Vlera e këtij tenderi kap shumën prej 42. 000 euro.

Në konsultim me prokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›