E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuratat, dilema për zgjedhjen e duhur

Pothuajse në të gjitha kulturat, dhurata shpreh një mënyrë për të treguar dashuri, miqësi dhe përkushtim. Megjithatë, studimet kanë treguar se vetëm një në pesë të tilla vlerësohet dhe pëlqehet, ndërsa të tjerat përfundojnë në sirtar, ose në rastin më të keq, në plehra. Në fakt, nuk është aspak e këndshme nëse në momentin kur hap kutinë të duhet të shprehesh: "Njihemi prej dhjetë vjetëxsh dhe akoma nuk e ka kuptuar që ngjyra rozë nuk më pëlqen". Megjithatë në shenjë mirënjohjeje je i detyruar të japësh një buzëqeshje të shtirur dhe një falënderim të ngrohtë. Vetëm në Britaninë e Madhe, sipas një nga faqeve më të ëmdha të internetit për shitjet online në këtë periudhë vlera e dhuratave të padëshiruara kap shifrën e 2 miliardë eurove. Ndoshta për këtë arsye në britani, një nga shtëpitë më të mëdha botuese, "Debrett‘s", e njohur për dhënien e këshillave aristokracive britanike dhe e vjetër që me shumë se 200 vjeçare ka nxjerrë në qarkullim në libër mbi atë se çfarë duhet të bëjmë nëse marrim një dhuratë që na pëlqen pak ose aspak. Sipas saj rregulli i parë është ai që kemi dëgjuar prej kohësh se ai që ka rëndësi është mendimi dhe jo dhurata ndërsa e këshilla e dytë është se të shtiresh sikur të pëlqen dhurata nuk ka lidhje fare me hipokrizinë, përkundrazi një detyrim që të gjithë ne duhet ta bëjmë. Sipas "Debrett‘s" asnjëherë nuk duhet hedhur ose lënë në sirtar kartolina apo pusulla që e shoqëron sepse është gjithmonë e rëndësishme të kujtohesh personat që të kanë më për zemër të kanë blerë edhe dhurata. Pastaj rregullat vazhdojnë me shenjën e mirënjohjes ku një kartolinë ose në telefonatë falënderimi do të ishte perfekte. Për tu sjellë si aristokratë të vërtetë , vazhdon, ndalohet rreptësisht që të thuhet vërdallë se nuk të pëlqeu dhurata që të bënë sepse shumë shpejt fjalët mund të përfundojnë në veshët e personit që mund tju akuzojë si mosmirënjohës. Bileta për të parë se sa ka kushtuar një dhuratë duhet kërkuar vetëm në rastin e veshjeve, i cili duhet ndryshuar për shkak të përmasave edhe pse kjo dhuratë mund të jetë bërë nga një i afërm i ngushtë. E pafalshme, do të ishte, sipas hartuesve të kësaj liste, të tentosh të rishesësh dhuratën për të marrë paratë. Nëse në rastin më të keq dhuratë është e destinuar të përfundojë në plehra , atëherë sipas "Debrett‘s", më mir ëtë provosh ta ndërrosh. Në fakt sipas shifrave të viteve të kaluara, është e sigurt se shumë njerëz do ti injorojnë rregullat e "Debrett‘s", sidomos ajo që thotë se nuk është mirë që të rishiten dhuratat. Në 27 dhjetorin e vitit të kaluar "eBay", sajti i shitjeve online , regjistroi një numër jashtëzakonisht të madh të objekteve të reja që viheshin sërish në shitje, ku shumë prej tyre ishin dhuratat e marra për Krishtlindje. Mes dhurate më pak të dëshiruara, dhe që bëheshin më shpesh ishin çorapet, këpuvcët, parfumet, shampo apo kremra për trupin dhe objekte për kuzhinën. Në fakt në Londër, në ndihmë të atyre që nuk duan ti hedhin poshte dhuratat vijnë disa magazina të ëmdha angleze, që në këto ditë të fundit të ndërrimit të viteve paralajmërojnë që të mos dëmtohet kutia dhe të ruhet fatura për të pasur një mundësi të re një ndërrim të mundshëm. "Nëse nuk ju pëlqen tosti për thekjen e bukës, i thoni vjerrës se është shumë e bukur dhe se do ta shihni më me kujdes më vonë", sygjerojnë ata në mënyrë që ta çosh pajisjen elektroshtëpiake në dyqan si të re dhe të kesh mundësi për të zgjedhur një tjetër.

Si të zgjedhim atë të duhurën?

Njerëzit që bëjnë më shumë dhurata janë gratë, ndërsa më pak "bujarët" në këtë fushë janë meshkujt dhe femrat beqare. Në të vërtetë, më shumë rëndësi i jepet sinqeritetit të dhuratës, që mendohet se është bërë me gjithë zemër, që i pëlqen atij që e merr dhe që ka një vlerë afektive dhe simbolike. Po ashtu, janë të paktë ata që e konsiderojnë dhuratën një veprim të detyrueshëm, që i kushtojnë shumë rëndësi faktit për të treguar vlerën ekonomike të saj. Njerëzit pëlqejnë më shumë që të marrin një dhuratë që ka për ta vlerë afektive, shoqëruar kjo edhe me ndonjë mesazh të këndshëm. Kështu, edhe nëse dhurata që burri, i dashuri apo një i afërm i juaji u ka bërë nuk u pëlqen, në raste të tilla mund të thuhet "mjafton mendimi". Në Francë, i kushtohet rëndësi edhe elegancës, cilësisë së dhuratës, thjeshtësisë dhe bukurisë së saj. Në këtë vend, 12 për qind e të pyeturve e riciklojnë dhuratën e pakëndshme, 6 për qind e flakin në plehra, ndërsa vetëm 1 për qind e shesin apo ua tregojnë të afërmve për t‘u "argëtuar" me të. 67 për qind e anglezëve mbështesin faktin se "është mendimi ai që ka rëndësi, duke pohuar se i vlerësojnë dhuratat e bëra me sinqeritet dhe entuziazëm, kurse në Gjermani mendojnë se një dhuratë e shtrenjtë nuk është domosdoshmërish e suksesshme. Të njëjtin mendim me gjermanët ndajnë edhe suedezët. Por, pavarësisht këtyre, ajo që është vërtetuar plotësisht është se ata që zgjedhin gjithmonë dhuratën e gabuar janë meshkujt. Të brendshme, aksesorë që nuk kombinohen lehtë, çanta, parfume, rruaza, objekte për shtëpinë, që shpesh janë jashtë shijeve të femrave. Kjo është ndoshta edhe arsyeja që meshkujt shpesh preferojnë të bëjnë dhurata shumë të shtrenjta për ta shmangur këtë. Megjithatë, edhe në raste të tilla jo gjithmonë arrijnë t‘ia dalin mbanë. Në të vërtetë, stresi që pothuajse të gjithë kalojnë për të gjetur dhuratën e duhur për një mik, shok, të afërm apo njeriun e zemrës në festat e funvitit është bërë pre e studimeve të ndryshme. Kështu, ekspertët që shpjegojnë sjelljet shoqërore dinë të japin edhe arsyet. Sipas anketave të bëra në Holandë pas marrjes në pyetje të shumë çifteve të reja, rezultati ka qenë ky: Është më e lehtë të zgjedhësh dhurata për të tjerët, d.m.th. për një të huaj, se sa për gruan tënde. Kështu, njëri prej autorëve të këtij studimi, thotë se është gabim të mendosh se "kur njeh dikë mund të dish gjithçka për të". Por, nëse përmes këtyre anketave është zbuluar diçka, një studim analog i bërë nga gazeta për konsumin në Universitetin e Çikagos thotë se burrat duhet të përpiqen t‘i kuptojnë më mirë gratë e tyre, duke i bërë pyetje shumë kohë më përpara se sa të vendosin që të blejnë diçka, që asaj mund të mos i pëlqejë absolutisht. Sigurisht, kjo është e vetmja zgjidhje që duhet të bëjnë, nëse nuk mund të kenë dot luksin e shumë pasanikëve në Britani, që për t‘i bërë gruas së tyre dhuratën që u pëlqen marrin në punë këshilltarë të specializuar, të cilët i paguajnë më shumë se 200 sterlina në ditë. Në fund, ja edhe disa këshilla të çmuara për dhuratat me të cilat burrat mund t‘i lumturojnë njerëzit e zemrës.

1. Mirë do të ishte të dhuronit një parfum, sinonim i pasionit shoqëruar me një CD me këngë romantike dhe trëndafil të kuq.

2. Aksesorët apo antikuarët e ndryshëm.

3. Një palë të brendshme të veçanta.

4. Lodrat prej pellushi, e cila do të konsiderohet gjithnjë si një objekt jo vetëm fatsjellës, por edhe një garanci për jetëgjatësinë e lidhjes.

5. Një libër ose një album fotografish.

6. Një udhëtim do të ishte dhurata më e bukur për një çift të dashuruarish.

Meshkujt

Ajo që është vërtetuar plotësisht është se ata që zgjedhin gjithmonë dhuratën e gabuar janë meshkujt. Të brendshme, aksesorë që nuk kombinohen lehtë, çanta, parfume, rruaza, objekte për shtëpinë, që shpesh janë jashtë shijeve të femrave

Rregullat

Sipas saj rregulli i parë është ai që kemi dëgjuar prej kohësh se ai që ka rëndësi është mendimi dhe jo dhurata ndërsa e këshilla e dytë është se të shtiresh sikur të pëlqen dhurata nuk ka lidhje fare me hipokrizinë, përkundrazi një detyrim që të gjithë ne duhet ta bëjmë


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›