E gjora Winehouse: Drogë, seks dhe ushqim
Vetëm një javë pasi shtypi britanik publikoi fotot nudo të këngëtares Amy Winehouse në ishujt e Karaibeve, ku dukej qartë se ishte në formë të mirë fizike, tabloidi i përjavshëm rozë "News of the World" ka hedhur një hipotezë mbi ata që mendonin se këngëtarja e madhe angleze kishte dalë krejtësisht nga të gjitha telashet e saj. Për gjendjen aktuale të Amy-t, tregon një mik i ngushtë. Për shembull, në mëngjes, së bashku me bukën e thekur me gjalpë, 25-vjeçarja konsumonte edhe drogë. Ishte e sëmurë për seks dhe pretendonte ta bënte të paktën pesë herë në ditë. Gjatë kohës së lirë, pëlqente të çirrte krahët. Ajo konsumonte aq shumë hamburger te "McDonald", sa e kishte të pamundur të mos i përzihej dhe më pas vraponte në banjë për ta nxjerrë të gjithë ushqimin. Pëlqen të bëjë tualet të rëndë, duke përdorur penel mbi sy dhe krijon modele të çuditshme flokësh për të fshehur sekretet dhe gënjeshtrat. Dikur vishte taka të larta, për t‘u dukur sa më tërheqëse, por fatkeqësisht problemet e saj janë më se të dukshme. "Katalogu" është ky: anoreksi, bulimi, alkool, drogë, depresion, pak fat në dashuri. Ecën rrugës zbathur dhe vesh çfarë t‘i dalë përpara. Fytyrën e ka të ënjtur, krahët me shumë gërvishtje e të prera, ndërsa shikimin tërësisht të humbur. Amy nuk arrin të bëjë asgjë me gjakftohtësi.
Djaloshi që ka vendosur t‘i hapë zemrën gazetës është kitarist ("për mua nuk është një yll, por një vajzë e ëmbël e zhytur thellë në probleme"). Në vitin 2007, ai është emëruar si asistent menaxher në grupin e bashkëpunëtorëve të artistes. Pak kohë pasi bashkëshorti i Amy-t, Blake Fielder Civil, të përfundonte në burg, kitaristi modern me syze intelektualësh kishte hyrë në shtratin e saj. Pas asaj nate të zjarrtë, ai vendosi që ta mbante sekret atë ç‘ka kishte ndodhur mes tyre. Por ndryshe nga e shkuara, sot ai mendon se ka ardhur momenti që t‘i tregojë të gjitha.
Kitaristi shprehet se ka zëvendësuar ish-bashkëshortin e Amy-t, Blake Fielder Civil, në marrëdhëniet seksuale dhe thekson se këngëtarja nuk bën gjë tjetër veçse kërkon seks çdo çast dhe në çdo vend. "Seks, seks, seks dhe vetëm seks. Nuk po flas për një monstër, por për Amy-n. Është e jashtëzakonshme. Për mua ishte njësoj sikur të kisha në shtrat një pornostar private. Nuk arrija të flija, sepse në çdo moment qëllonte që ajo të zgjohej dhe kërkonte seks", tregon deri në detaje kitaristi.
Drogën fillonte ta merrte sapo zgjohej në mëngjes. Së bashku me mëngjesin, në tryezë vendoseshin edhe pipëzat që i përdorte për të thithur me hundë heroinën. Drogën e mbante gjithmonë në grushtin e dorës, sepse në të kundërt "dilte nga shinat".
"Shpenzonte deri në 3500 sterlina në javë për drogë. Një herë shkuan bashkë në një festë. Mbi tavolinë bëri një vijë të gjatë kokaine 20 centimetra. Arsyeja? T‘ju tregonte të pranishmëve se ishte një përdoruese e madhe", shprehet ai.
Kur përziente alkoolin dhe drogat, nuk njihej, bëhej e dhunshme, madje edhe ndaj vetvetes. Shpesh ndodhte që të sulmonte edhe të tjerët. "Më e keqja ndodhi kur i tregoi të shoqit për historinë tonë: mori një thikë në dorë dhe filloi të priste veten", kujton kitaristi.
Në fund, renditet bulimia. Hamburgerët dhe çokollatat ishin dieta e saj në momentet e trazuara. Në një çast krize, mund të "kollofiste" dhjetë hamburgerë dhe më pas i nxirrte menjëherë në banjë. Kjo nuk është një histori e çuditshme dhe e papritur, sepse vetë këngëtarja, që për 90-vjetorin e Nelson Mandela-s magjepsi botën me zërin e saj brilant, ka folur për të gjitha problemet dhe një pjesë e suksesit ndoshta i detyrohet edhe magjisë perverse të jetës së saj të mallkuar.