Kur ato shkruanin heshturazi
Pas shekujsh përjashtimi, gruaja nis rrugëtimin e saj nëpër pushtimin e një hapësire edhe pse të vogël, mjaft vendimtare në letërsi. Kjo lloj karriere, ende jo shumë normale për një grua, ka bërë ndër kohë që shkrimtarja të kërkojë me forcë afirmimin dhe të veprojë përtej rregullave të vendosura nga shoqëria dhe tradita
Deri në gjysmën e viteve ‘700 gratë kanë shkruar sidomos për veten e tyre, kanë shkruar fshehtas, privatisht, dhe vetëm në fund të viteve ‘800 ato nisin të shfaqen dhe të imponohen në tregun e botimeve.
Pas shekujsh përjashtimi nga fusha e letërsisë, gruaja nis rrugëtimin e saj, për të zënë një hapësirë, edhe pse të vogël, por mjaft vendimtare e domethënëse në letërsi. Kjo lloj karriere ende nuk ishte normale për një grua, ndaj për të arritur ambiciet e tyre, shpesh grave shkrimtare u duhej të përballeshin me kundërshtimin e rregullave dhe traditave të vendosura nga shoqëria e kohës. Shkrimtaret në fakt kanë qenë të detyruara të bëjnë betejën e tyre kundër censurës dhe paragjykimeve, pasojave të një të shkuare që diskriminonte seksin femër, duke e përjashtuar atë nga çdo lloj forme pjesëmarrjeje në jetën sociale kolektive. Ky përjashtim i hershëm bëri që të vendoseshin edhe sjellje të ndryshme sociale, një ndryshim të dukshëm në mënyrën dhe sjelljet gjuhësore e letrare. "Këndvështrimi" i një shkrimtareje i përket një sektori më preciz në botën e letërsisë, sa interesant, aq edhe autonom. Shkrimtarja gjendet larg dhe përtej kulturës së të qëndruarit dhe të sjelljes zyrtare: vetë kushtet e përkatësisë femërore është një tregues i krijimtarisë së saj, njësoj si edukimi dhe mësimet që merrnin. Krijimtaria e shkrimtares së viteve ‘800 rrëfen në të ardhmen, letërsia e saj është më praktike e në përgjithësi e shkurtër. Në pjesën më të mirë të rasteve, vajzat e asaj kohe frekuentonin shkollën deri në 12 apo 13 vjeç. Arsimi i tyre ishte mesatar, që nuk u siguronte atyre as instrumentet më elementare për të lexuar, shkruar e bërë llogari. Sipas konceptimit maskilist, mjaft të përhapur për kohën, gratë nuk kishin nevojë të arsimoheshin njësoj si burrat, sepse detyrat e tyre kufizoheshin në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, në përkujdesjen ndaj familjes e shtëpisë. E ky arsimim jo shumë i sigurt është i përbashkët për pjesën më të madhe të shkrimtareve të fundit të ‘800-ës, mes tyre shkrimtare si: Neera, Sibilla Aleramo, Grazia Deledda, Ada Negri, Markezja Colombi, Anna Franchi. Për të gjitha këto gra, që ndërmorën rrugën e letërsisë në ato kohë, marrëdhënia me shkollën është zhgënjyese dhe e pakënaqshme. Ato shpesh kanë punuar autodidakt për të kaluar vështirësitë e hasura. Si gra të kulturës, këto figura të pakënaqura prej nxënies së tyre, tentojnë shpesh të mësojnë më tepër nëpërmjet leximit e letërsisë: një letërsi individuale dhe shtëpiake. Ato përveçse provojnë të shkruajnë, janë edhe lexuese të pasionuara. Zhyten për orë të tëra në romane, novela e revista. Projektojnë aty emocione dhe fantazia e tyre kështu gjen shpagim. Të njohura sidomos për vokacionin e tyre artistik, këto shkrimtare kanë pranuar kohë pas kohe se kanë qenë ndryshe nga moshataret e tyre. Ato ishin të afta të besonin te vetja, e dinin se kishin një ndjeshmëri përtej së zakonshmes. E shkruara kthehet në këtë mënyrë në një nevojshmëri, në një aftësi vëzhgimi dhe analizimi e ngushtësisht e lidhur me vetminë dhe privatësinë. Nëpërmjet eksperiencës së tyre personale, ato kërkojnë të mbushin boshllëqet e një formimi të munguar klasik për të thelluar më tej njohuritë. Në faqet e librave të tyre gjen emocione personale, gjen dhe njihesh me jetët e tyre. Ato që shkruan në shekujt e heshtjes femërore, vendosën në qendër të rrëfimeve të tyre sferën familjare dhe eksperiencën personale. E shkruara për to kthehet në një mënyrë të shprehuri spontane, ajo është e menjëhershme dhe në të njëjtën kohë kthehet edhe në një përfaqësim të vetes së tyre, një narracion personal. Pena duket sikur ndjek një dëshirë të pakontrollueshme. Dëshiron të denoncojë, të flasë, të shprehet, kthehet në një dëshirë të pafrenueshme që shpesh shkon përtej vullnetit dhe dëshirës së shkrimtareve.