Gjobat, shoferet e Beratit në protestë

Të gjithë shoferët dhe pronarët e autobusëve te qarkut te Beratit qe sollën protestuesit ne Tirane me 21 janar, kane protestuar ne sheshin kryesor te qytetit. Te mbështetur edhe nga drejtuesit lokale te opozitës ata kane kërkuar te hiqen gjobat qe sipas tyre janë vene padrejtësisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor. Për secilin nga 45 autobusët inspektoret rrugore prenë gjoba 40 mije lekëshe. Shoferet kërcënojnë me përshkallëzim te protestës, deri ne bllokim te rrugëve nacionale, nëse nuk anulohen gjobat. Ndërkohë te kontaktuar nga Vizion Plus, drejtues te shërbimit te transportit rrugor nuk japin ndonjë shpjegim për rastin konkret. Drejtori i përgjithshëm Kreshnik Bozho, thotë se inspektoret gjobisin mjetet qe kane probleme dokumentacioni ose qe nuk i ndalohen postes ne Vore, përgjatë autostradës Tirane-Durrës. Me gjobat e vena qe ne 21 janar, shoferet e autobusëve ne Berat janë njohur vetëm para pak ditësh.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?HoPIGTk1Q6g","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}