E Shtunë, 31 Tetor 2026

Favre në Moenchengladbach

Nga Express më 14 shkurt 2011 në ora 18:10

Borussia Moenchengladbach ka emëruar Lucien Favren për trajner të ri, një ditë pas shkarkimit të Michael Frontzeckut.

Frontzeck ishte liruar nga detyra e tij të dielën pas humbjes 3-1 në St.Pauli, që la ekipin shtatë pikë larg mbijetesës në Bundesligë.

Favre më parë kishte qenë në drejtim të Hertha Berlinit, ekip të cilin e udhëhoqi drejt pozitës së katërt në Bundesligë më 2009. Ai ishte shkarkuar në shtator 2009, pas gjashtë humbjeve të njëpasnjëshme në sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›