E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuratat per femijet e varfer dhe te pastrehet me rastin e festave

Sezoni i festave te fundvitit per shume amerikane eshte nje periudhe per te dhuruar dhe per te ndihmuar ata njerez qe jane me te pafate. Mike OSullivan i Zerit te Amerikes njofton lidhur me disa grupe donatore qe ofrojne sherbime per te varferit dhe te pastrehet ne Los Angeles.

Qindra femije ne kete lagje te varfer shkojne ne kete mbremje vjetore me rastin e festave ne Institutin e Femijeve nje shoqeri bamirese. Ata takojne plakun e Vitit te Ri dhe marrin dhurata nga kompania e lodrave Mattel dhe kompani te tjera.

Mary Collins tani ne pension ka punuar si zyrtare e larte per nje firme biznesi dhe sherben si vullnetare ne bordin e Institutit te Femijeve. Ajo thote se mbremja eshte pika kulmore e vitit per keta femije.

Keta femije nuk kane fatin te gjejne dhurata poshte pemes ne mengjesin e Krishtlindjeve. Dhe si rezultat i dhuratave nga gjithe keto kompani dhe njerezit qe bejne pune vullnetare ata vijne ketu marrin nje dhurate ose edhe nje liber si dhe argetohen per disa ore.

11 vjecarja Katherine Martinez vjen ketu shpesh per programe pas shkollore ndersa nena e saj Rosa ndjek nje kurs mbi aftesite si prind. Rosa Martinez thote se nenat dhe femijet argetohen gjate kesaj mbremjeje.

Ketu ne kalojme mire femijet marrin dhurata dhe kenaqen me shoket dhe shoqet e tyre dhe me njerzit e tjere perreth nesh.

Mbremja ofron per keta femije nje mundesi qe te harrojne per nje kohe te shkurter problemet shoqerore me te cilat perballen ne lagjet ku banojne thote Nina Revoyr e Institutit te Femijeve.

Dhuna ne komunitet gjerat qe ndodhin ne lagjet e tyre si abuzimi dhe neglizhenca e femijeve si dhe dhuna ne familje. Kemi edhe femije te traumatizuar nga gjera te tmerrshme qe kane ndodhur ne familjet e tyre.

Ne nje pjese tjeter te qytetit e njohur si Skid Row persona te pastrehe kane gjetur banim ne nje kompleks te vogel ku vullnetare te komunitetit ofrojne ushqime dhe ndihma te tjera.

Te pastrehet vijne ne Misionin e Los Anxhelosit nje organizate fetare bamirese per tu strehuar dhe per te marre ushqim. Te papunet mund te kerkojne pune ne internet.

Jason Hemming ishte i pastrehe por mori ndihme nga ky mission. Ai thote se gjate sezonit te Krishtlindjeve jeta neper rruge eshte shume e veshtire.

Gjate Krishtlindjes ke me shume mall per familjen vitet e femijerise te kujtosh ditet kur hapje dhuratat poshte pemes se Krishtlindjeve.

Te pastrehet jetojne ne nje bote krejt ndryshe nga ata njerez qe presin dhurata te shtrenjta me rastin e festave thote presidenti i misionit Herb Smith. Ai thote se te pastrehet kerkojne gjera te thjeshta per festat si per shembull nje pale dorashka te ngrohta.

Ose te bashkohen me familjen nje deshire shume e thjeshte njerezore. Ndryshe nga disa njerez qe presin dhurata te shtrenjta deri ne makina te kushtueshme. Keta te pastrehe kenaqen me dicka humane baze me dicka te thjeshte njerezore per Krishtlindje.

Njerezit qe administrojne organizatat bamirese thone se sezoni i festave i kujton njerzit qe te ndihmojne te tjeret gjate gjithe vitit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›