Ekspozite e re ne Muzeun e Indianeve te Amerikes ne Uashington

Imazhi i nje luftetari te indianeve te Amerikes i hipur ne kale duke ecuar ne rafshnaltat e perendimit amerikan eshte si nje ikone. Marredheniet per nje kohe te gjate te kalit me disa fise te indianeve te Amerikes po festohen ne nje ekspozite te re ne Muzeun e Indianeve te Amerikes ketu ne Uashington.
Nje kenge per vendin e kalit pasqyron historine e imaxhit ikone te nje luftetari mbi kale. Kuratori Emil Her Many Horses thote se indianet e Amerikes mund te falenderojne evropianet per prezantimin e kesaj kafshe.
40 milion vjet me pare ketu kishte kuaj te cilet ngordhen para rreth 10 mije vjetesh. Kuajt qe njohim sot dhe qe mendojme se kane qene ketu per nje kohe shume te gjate ne fakt u sollen perseri nga Kristofor Kolombi.
Kjo ndodhi ne vitin 1493 dhe gjate nje periudhe 300 vjecare ata kane ndryshuar cdo aspekt te jetes fisnore nga tregtia tek lufta e vecanerisht tek udhetimi
Para se te prezantoheshin kuajt indianet e ameriket kishin vetem qen. Me prezantimin e kuajve popullata vendase ishte ne gjendje te levizte me shpejt dhe u shtua madhesia e artikujve te tregtise.
Ndersa shtohej rendesia e kalit ai filloi te shnderohej ne nje imazh. Ne disa raste kali perdorej thjeshte si zbukurim por shpesh pasqyronte ngjarrje te vecanta.
Nese kishe nje shok ne beteje ti nderoje edhe kalin duke pasqyruar ne te skena te betejes. Skenat e betejes pasqyrohen edhe ne rrobat e luftetarit si dhe ne rroba te tjera perfshire edhe fustanet e femrave per te nderuar arritjet e te afermve te tyre meshkuj.
Mes me shume se 100 objekteve te perfshira ne ekspozite jane edhe maskat e kuajve qe perdoreshin ne beteje.
Te gjithe donin ti paraqisnin kuajt e tyre sa me te fuqishem e agresiv. Ne ekspozite kemi disa maska me brire bualli sepse cdokush donte te misheronte ne kale shpirtin dhe fuqine e buallit.
Ato maska hapen rrugen per maskat e zbukuruara me penda me gjemba dhe rruaza prej qelqi. Ato perdoreshin per ta zbukuruar kalin per aktivitete te vecanta madje perdoren edhe sot.
Per disa fise kuajt nuk perdoren me per te udhetuar per gjueti apo per lufte megjithate kuajt jane te rendesishem per ne.
Dhe ndikimi i vazhdueshem i kalit pasqyrohet ne artin bashkekohor.