Dhurimi i gjakut,gushti me nivelin më të ulët

Gjatë muajit gusht dhuruesit e gjakut janë shumë të paktë dhe banka e gjakut është pothuajse e boshatisur. Koordinatorja per dhurimin e gjakut ne kryqin e kuq shqiptar Ariana Deliana deklaron se fakti qe njerezit, por dhe institucionet jane me pushime ka ndikuar që dhurimi i gjakut të jetë i vogël. Nga ana tjetër numri i aksidenteve gjatë verës është i lartë dhe gjaku spitalet e qendrat shëndetësore kanë nevojë për sasi të konsiderueshme të gjakut, duke mos harruar dhe të sëmurët kronikë të cilët kanë nevojë të përhershme për gjak.
Ndërkohe gjatë muajevë të fundit Kryqi i Kuq ka organizuar një fushatë sensibilizuese per dhurim të gjakut nëpër institucionet shtetërore dhe private të vendit
Dhe sigurisht që apeli i Kryqit të Kuq , bluzeve të bardha dhe bankës së gjakut vazhdon të jetë po i njejti "Dhuroni gjak , shpëtoni jetë".