Rehabilitimi i digës së Fierzës, zbatohet projekti 45 mln euro
KESH fillon të zbatojë projektin prej 45 milion eurosh për përmirësimin e problemeve që janë shfaqur në hidrocentrale gjatë përmbytjeve të fundit në zonën e Shkodrës. Drejtori i KESH Engjell Zeqo ka deklaruar se me financime të huaja do të rregullohen ato mangësi që janë shfaqur në mënyrë që të përmirësohet sa më shumë performanca elektroenergjitike.
Aktualisht në Hidrocentralin e Fierzës po pastrohen mbetjet drusore që kanë bllokuar dy prej tuneleve që çojnë ujw në hidrocentral. Heqja e këtyre mbetjeve do të rrisë nivelin e thithjes së ujit dhe si rezultat do rrisë prodhimin e energjisë.
Aktualisht situata energjitike në vendin tonë paraqitet mjaft pozitive në krahasim me një vit me parë. Niveli në liqenin e Fierzës është në nivelin 288.5 m ndërsa prurjet rreth 65 m3 ndërkohë që prodhohet rreth 11 milion kw energji.