E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Caprio e Winslet, serish bashke pas 11 vjetesh

Leonardo Di Caprio dhe Kate Winslet kthehen serish bashke. 11 vjet pas interpretimit ne filmin “Titanic”, aktoret do te jene protagoniste ne realizimin e “Revolutionary Road”.

Winslet deklaroi se ishte ajo qe i kerkoi bashkeshortit te saj regjisor Sam Mendes te lexonte romanin e Richard Yates, qe tregon historine e nje martese te tensionuar. Pasi Sam mbylli bisedimet per regjine e filmit, Kate sugjeroi Leonardon per rolin e bashkeshortit.

“Kemi rastin te bashkepunojme serish, tani jo me si dy te rinj, por si burre e grua”, tha ajo. “Duket se dy te dashuruarit e Titanicut nuk kane vdekur, por jane rigjetur per te vazhduar lidhjen e tyre, qe do te shenohet serish nga fati dhe mashtrimet e tij”.

Edhe Di Caprio eshte shprehur entuziast per rolin, dukle thene se gjate aktrimit ekzsiton nje harmoni ndjenjash me Kate.



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›