“Një ekskursion në shtëpinë e shkronjave”
Qendra e Studimeve Albanologjike do të mbajë një Konferencë Shkencore të bashkëorganizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Po kështu, sipas drejtorit Marashi, disa prej tyre do të përfaqësojnë Qendrën e Studimeve Albanologjike në Konferencën Shkencore Solemne, që do të mbahet në Maqedoni, apo në atë të programuar nga Universiteti i Korçës. Simpoziumi do të hapet me vepra të rëndësishme studimore, që lidhen drejtpërdrejt me Kongresin e Manastirit dhe do të vazhdojë me sesione, sipas fushave kryesore të albanologjisë, duke nderuar kështu kontributin e Çabejt
Suela Furriku
“Kongresi i Manastirit është nyja ku pikëzohet identiteti modern i shqiptarëve: aty gjejmë filozofinë e rrënjëve, gjejmë orientimin kah poli qytetërues i diturisë, gjejmë fuqinë mirëbërëse të bashkimit kombëtar, gjejmë unitetin brenda dallimeve, gjejmë qëndrimin e përgjegjshëm të një brezi kundrejt ardhmërisë, gjejmë interesat fetare që përulen përpara domosdoshmërisë kulturore. Sinqerisht, Kongresi i Drejtshkrimit i kohëve më të vona do të kishte fituar shumë, nëse do të kishte ditur të nxirrte përfitim nga filozofia kombëtare e Kuvendit të Manastirit. Së dyti, Kongresi i Manastirit shënon aktin e pavarësimit tonë kulturor”, - shprehet drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi, për të treguar rëndësinë dhe peshën e madhe që zë kjo ngjarje e madhe historike në identitetin tonë kombëtar. Një sërë aktivitetesh dhe konferencash shkencore janë organizuar ditët e fundit në kuadër të 100-vjetorit të 36 shkronjave shqipe, si dhe atë të Eqerem Çabejt. Në ditën e sotme, punonjësit e Qendrës së Studimeve Albanologjike do të mbajnë një Konferencë Shkencore të bashkëorganizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Po kështu, sipas drejtorit Marashi, disa prej tyre do të përfaqësojnë Qendrën e Studimeve Albanologjike në Konferencën Shkencore Solemne, që do të mbahet në Maqedoni, apo në atë të programuar nga Universiteti i Korçës. “Qendra e Studimeve Albanologjike është angazhuar me dy institute të vetat, përkatësisht me Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë dhe me Institutin e Historisë, në konferencat shkencore që do të mbahen për këtë rast nëpër institucione akademike dhe universitare. Sidoqoftë, konferencat në fjalë bëhen në bashkëpunim me institucione të tjera dhe organizatorët e tyre janë ata. Vetë qendra, duke mos dashur të hyjë në një konkurrencë jofrytdhënëse konferencash, ka projektuar diçka krejt tjetër. Ne e paraqitëm projektin tonë në zyrën e koordinimit të zotit Zëvendëskryeministër, përpara një komisioni të ngritur pikërisht për bashkërendimin e veprimtarive të këtij jubileu. Projekti u prit me interes dhe u miratua. Para pak ditësh u çelën edhe fondet e nevojshme për realizimin e tij”, - thotë Ardian Marashi, duke shtuar se “me këtë veprimtari ne jemi përpjekur të mbledhim shumë gjëra në një, domethënë të realizojmë diçka të domosdoshme, që i përgjigjet vullnetit për të përkujtuar 100-vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe për të shënuar 100-vjetorin e lindjes së Eqerem Çabejt, e njëkohësisht diçka që të jetë një bilanc i prurjeve aktuale në fushat albanologjike, po aq sa edhe një veprimtari e qëndrueshme, e cila mund të projektohet në të ardhmen. Në vështrimin tonë, të gjitha këto janë të realizueshme në veprimtarinë e konceptuar si simpozium shkencor, me titull “Vepra themelore të albanologjis디.
Sipas tij, veprimtaria në fjalë konsiston në vlerësimin dhe në promovimin e botimeve më të rëndësishme në fushat e albanologjisë, të botuara ose jo në Shqipëri këto pesë vitet e fundit, nga autorë shqiptarë dhe të huaj, e cila do të kurorëzohet me dhënien e “Çmimit të Albanologjisë”. Simpoziumi do të hapet me vepra të rëndësishme studimore, që lidhen drejtpërdrejt me Kongresin e Manastirit dhe do të vazhdojë me sesione, sipas fushave kryesore të albanologjisë, duke nderuar kështu kontributin e Çabejt. “Çabej ishte ndër të rrallët që hartoi një vepër ndërdisiplinore, të mbështetur në kërkimet e konfirmuara të fushave specifike. Kuptohet se është fjala për një lloj bilanci, ku do të shqyrtohen dhe do të bëhen të njohura realizimet më të rëndësishme në botimet albanologjike. Kurorëzimi i simpoziumit me dhënien e Çmimit të Albanologjisë na siguron se një veprimtari e këtillë do të rimerret periodikisht në të ardhmen, të themi çdo tre vjet, aq sa lipset për të “akumuluar” prodhimtari cilësore. Ideja është që me Çmimin e Albanologjisë, të krijohet një traditë e cila na ka munguar dhe që ndihet e nevojshme”, - thekson drejtori i QSA-së. Po këtë çmim, ai e shikon si të nevojshëm për albanologjinë, për shkak se kjo e fundit shërben për ta sensibilizuar publikun, për të zgjuar interesimin e tij, e në veçanti për krijuar atë që ai e quan “vokacion albanologjik” tek studiuesit e rinj. “Është njëlloj sikur të pyetet: “Pse të ketë një çmim të veçantë për letërsinë... ose për teatrin... për pikturën...”. Po të ndjekim logjikën se për artistin nuk ka gjë më të rëndësishme se arti, se për kineastin nuk ka gjë më të rëndësishme se filmi, atëherë e pranojmë se për studiuesit albanologë nuk ka gjë më të rëndësishme se albanologjia. Pra, albanologjia është një vlerë, e cila do njohur, do vlerësuar, do promovuar. Besoj se një çmim, i cili do të promovojë vetëm vlera të mirëqena e të sigurta, nuk do të zhvlerësohet me kalimin e kohës”, - argumenton Marashi. Ai parashtron dy arsye për t’i bërë sa më të besueshme argumentet e tij, duke thënë: “Veprimtaria nuk do të jetë e për çdo vit, por do t’u lërë kohë vlerave që të njihen dhe të akumulohen, së paku për një periudhë trevjeçare; dhe së dyti nuk do të ketë disa çmime, njëri i rëndësishëm e të tjerët më pak të rëndësishëm, por do të ketë një çmim të vetëm, Çmimi i Albanologjisë, në tri “kopje” të barasvlershme: për veprën themelore në shqip, për veprën themelore në gjuhë të huaj, për veprën themelore kolektive”. Simpoziumi shkencor do të organizohet në tre ditë dhe në katër sesione pune, e përkatësisht: Kërkime gjuhësore, Kërkime kulturore-letrare, Kërkime etnologjike dhe arkeologjike, Kërkime historike. Në secilin sesion do të paraqiten shtatë vepra, të cilat kanë kaluar në disa instanca vlerësimi e përzgjedhjeje. Simpoziumi shkencor rreth veprave themelore të albanologjisë do të mbahet në datat 18-20 dhjetor. Ai do të mbyllë në mënyrë solemne vitin kulturor-shkencor 2008, i shpallur si viti i Eqrem Çabejt dhe i Kongresit të Manastirit. Sipas Marashit, kjo është një veprimtari, e cila synon që të promovojë studimet albanologjike, të forcojë impaktin e tyre kulturor e shkencor, të rrisë autoritetin e studiuesve të albanologjisë dhe t’i nxisë e t’i mbështesë këta në punën e tyre. Njëkohësisht, ajo synon që të ndihmojë në rrezatimin e studimeve shqiptare dhe në njohjen e vlerësimin e tyre në plan mbarëkombëtar e ndërkombëtar. Ndërkohë që brenda këtyre datave do të jetë shtëpia e alfabetit, në Manastir, ajo që do të mirëpresë referuesit. “Do të shkojmë në Manastir për të kryer një akt kujtese dhe një detyrë qytetarie. Një autobus plot me studiues albanologë që punojnë për shqipen dhe për historinë. Do të jetë një ekskursion përkujtimor në shtëpinë e Alfabetit. Mbasi kanë gjurmuar me muaj të tërë nëpër biblioteka dhe arkiva, mbasi i kanë shkruar veprat, artikujt e kumtesat, studiuesit kanë nevojë të shohin konkretisht për çfarë kanë shkruar, ta prekin dhe ta ndiejnë objektin e shkrimit të tyre, të hyjnë në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve. Një respekt që ne ia detyrojmë vetvetes, e sidomos banorëve shqiptarë të Manastirit”, - shton ai. Po ashtu, gjatë këtij aktiviteti, autorët pjesëmarrës do të paraqesin para bashkësisë së studiuesve albanologë një moment kyç të veprës së tyre të përzgjedhur, ose do të mbrojnë para tyre një argument apo tezë të vetën origjinale. Marashi tregon më gjerë se ai do t’u përgjigjet shkurtimisht pyetjeve të publikut dhe diskutimeve rreth ligjëratës së mbajtur prej tij. Në mënyrë që autori të mos ketë nevojë të ndalet në gjëra të përgjithshme, një referent, përpara tij, do ta kryejë këtë punë në 5-6 minuta, duke nxjerrë në pah kontributet kryesore të veprës në fushën dhe në specialitetin përkatës. Çdo vepër do të ketë në dispozicion një kohë prej 35-40 minutash, për të interesuar dhe për ta bindur auditorin.
TKOB
Melodia e “Udhës së shkronjave”
Gjithçka fillon shqip, e mbaron shqip. Me rastin e 100-vjetorit të shkronjave shqipe, Teatri i Operës dhe Baletit ka pasur një tjetër mbrëmje koncertore. “Udha e shkronjave” ishte koncerti i mbrëmshëm i organizuar me pjesëmarrje të artistëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia nga TKOB dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare, nga një bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve dhe nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Nën dirigjimin e Bujar Llapaj dhe Kor Maestër Suzana Turku Kashara, mbrëmjen e kanë shoqëruar interpretimet e artistëve Irini Nikolla, Sonila Baboci, Eriona Gjyzeli, Ylber Gjini, Armando Lika, Erlind Zeraliu, Quintetto Albanico, Sihana Badivuku (Kosovë), Blerim Grubi (Maqedoni), Aristidh Prosi (Shqipëri), Rudina Ciko (Shqipëri), Adnan Mumajezi (Shqipëri). Nën drejtim e Ylber Asllanaj interpretuan kori dhe trupa e Baletit dhe Orkestra Simfonike e TKOB-së, kori i fëmijëve i shkollës 8-vjeçare “Servete Maçi” drejtuar nga Mira Mio, trupa e baletit e shkollës se mesme kombëtare koreografike, si dhe studentë të Akademisë së Arteve. Ishte një aktivitet në të cilin ishte i angazhuar i gjithë teatri, me të gjitha strukturat e veta, në mënyrë që kjo ngjarje historike të paraqitej në mënyrë dinjitoze. Konkretisht me punën e tyre ishin të pranishëm solistët, kori, trupa e baletit, orkestrina, si dhe trupa e valleve dhe korit të TOB. E veçantë gjithashtu ishte edhe pjesëmarrja e recituesve, aktorëve të njohur Roza Anagnosti dhe Reshat Arbana. Kongresi i Manastirit është një eveniment shumë i rëndësishëm për historinë e gjuhës dhe kombit shqiptar. Koncerti “Udha e shkronjave” erdhi për spektatorin shqiptar nën regjinë e Nikolin Gurakuqit dhe shënoi një mbrëmje të veçantë kushtuar atyre që kanë dhënë një kontribut të çmuar për identitetin tonë kombëtar.
MHK
Rikthimi i “penës”
Ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e 100- vjetorit i Kongresit të Manastirit. Dita e djeshme ka shënuar një tjetër aktivitet në kuadër të kësaj ngjarjeje të rëndësishme historike. Libra të ndryshëm dhe materiale apo dokumente interesante, që flasin për historinë e gjuhës shqipe dhe rrugën drejt krijimit të alfabetit kombëtar, qëndrojnë të ekspozuara në stenda për publikun e interesuar. Kjo ekspozitë është fryt i një bashkëpunimi mes institucioneve të ndryshme dhe personaliteteve dhe specialistëve të njohur. Kështu, dokumentet origjinale të ekspozuara nëpër vitrina i përkasin Arkivit Qendror të Shtetit, ndërkohë që librat në pjesën më të madhe janë të Bibliotekës së Institutit të Historisë, pa harruar këtu edhe materialet nga fondi i Muzeut Kombëtar. “Meshari” i Gjon Buzukut, faksimile dhe transkriptim fonetik i Eqrem Çabej, i vitit 1968; një Fjalor Latinisht - Shqip i Frang Bardhit; botimi i parë, i vitit 1685 i “Çeta e profetëve”, e Pjetër Bogdanit; “Aktet e Kuvendit te Arbrit”, botim latinisht i vitit 1706; “Doktrina e krishterë” e Pjetër Budit, botimi III, i vitit 1664, e kështu me radhë, janë vetëm disa prej librave që qëndrojnë të ekspozuara në vitrina. Ekspozita muzeore “Rruga e alfabetit kombëtar” i është kushtuar shkrimit të gjuhës shqipe, që nga fillimet e dokumentuara të tij e deri në miratimin e alfabetit kombëtar në Kongresin e Manastirit, 100-vjetori i të cilit po kremtohet në mënyrë dinjitoze në mbarë trojet shqiptare.
Autorë të shekujve XVI-XVII, mendimet e disa prej të cilëve janë ekspozuar gjithashtu në stenda, dëshmojnë për libra dorëshkrimorë në gjuhën shqipe, që kanë qenë shkruar në kohën e tyre. Në këtë ekspozitë jepet një tablo reale e Shqipërisë mesjetare, e cila është ndryshe nga imazhi i krijuar prej historiografisë së mëparshme. Dhe për këtë flasin statutet e qytetit të Shkodrës, nëpërmjet të cilëve tregohet historia e kulturës dhe e një organizimi të lartë të jetës qytetare.