Di Caprio si shef i FBI-së

Këtë periudhë ai e ka kaluar si një protagonist i vërtetë, duke luftuar gangsterët, duke përndjekur komunistët, Panterat e Zeza, duke e kthyer FBI-në në një aparat vrasës.
Gjithë këtë histori, nga mosha 19 deri në 74 vjeç të subjektit, do ta pasqyrojë Leonardo Di Caprio në filmin me titullin “J Edgar”, që do të dalë së shpejti në kinematë botërore.
Di Caprio është zgjedhur nga legjenda e kinemasë amerikane, Clint Eastwood, që këtë herë ka qenë në rolin e regjisorit. Vetë Eastwood thotë se filmi ofron diçka më shumë se sa një biografi.
“Po të bënte fjalë vetëm për një biografi, nuk mendoj se do të kisha dashur ta realizoja filmin. Më pëlqejnë filmat që tregojnë marrëdhënie, më pëlqen të analizoj përse njerëzit bëjnë apo kanë bërë gjëra të rëndësishme në jetën e tyre”, thotë aktori i madh.
Ai shton më tej se vendimtar për filmin kushtuar themeluesit të FBI-së ka qenë edhe skenari i përgatitur nga Dustin Lance Blak, fitues i çmimit Oscar.