E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Karlo: Zgjedhjet në Kosovë, rëndësi të veçantë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Rozmari di Karlo ka përshëndetur rolin e UNMIK-ut në Kosovë, por ka vlerësuar se në planin ndërkombëtar, ky vend duhet të veprojë i pavarur.
Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Di Karlo e theksoi rëndësinë e zgjedhjeve në Kosovë, dhe shprehu keqardhjen për qëndrimin e shefit të diplomacisë serbe Vuk Jeremiq se Beogradi nuk do të mbështesë daljen e serbëve në zgjedhje.
Di Karlo tha se Kosova ka bërë përparim të madh, duke përkujtuar njohjen nga 62 shtete dhe anëtarësimin në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore.
Di Karlo tha se SHBA do ta mbështesin hyrjen e Kosovës, Serbisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE dhe rrugën e tyre drejt integrimeve euroatlantike. Ndërsa Shefi i misionit të Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin deklaroi në mbledhjen e KS të Kombeve të Bashkuara se deklaratat e ministrit të Jashtëm të Kosovës për përparimin në Kosovë dallojnë shumë nga gjendja në teren.
Duke folur pas raportit të sekretarit të përgjithshëm, Çurkin tha se rezoluta 1244 ende mbetet në fuqi dhe me të përcaktohet statusi i Kosovës. Çurkin gjithashtu i cilësoi si të papranueshme thirrjet e autoriteteve të Prishtinës për reduktimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›