Australi/ Treni e tërheq zvarrë për 35 m, shpëton fëmija 6-muajsh
Një fëmijë gjashtë muajsh ka arritur të mbijetojë pas një aksidenti të ndodhur në Australi, kur një tren e ka tërhequr zvarrë për rreth 35 metra vogëlushin. Karroca e të voglit ra në shinat e trenit, por fatmirësisht dhe çuditërisht fëmija ka mbetur gjallë. Një ngjarje e tillë tronditëse , ka ndodhur të enjten në stacionin hekurudhor Ashburton në Melburn. Pamjet e këtij aksidenti janë transmetuar nga ÇTV , një media lokale. Gjatë pamjeve të regjistruara filmike, duket qartë karroca e bebes e cila e lëshuar nga nëna e fëmijës ka përfunduar në binarët hekurudhorë pa u vënë re nga nëna. Por kur ajo e kuptoi se ç'kishte ndodhur, ajo u përpoq ta ndalonte karrocën, por nuk mundi pasi vogëlushi kishte rënë bashkë me të në shina dhe treni ishte afruar shumë. Fatmirësisht treni kishte ngadalësuar disi shpejtësinë pasi do të ndalonte në stacion, por forca e trenit ka qenë shumë e madhe. Nëna e tronditur nuk ka mundur të bëjë asgjë, përveçse të shikonte trenin që tërhiqte fëmijën e saj. Mjekët thanë se fëmija ka pësuar lëndime në kokë, dhe është dërguar në spitalin e fëmijeve në Melburn. Ky aksident ndodhi vetëm një ditë pasi kompania e trenave, Connex, lancoi një program për të shtuar vigjilencën ndaj të rriturve, se di duhet të kujdesen për fëmijët, veçanërisht ata me karroca, për të evituar të tilla incidente në stacione hekurudhore.