Jahjaga: Komuniteti kroat do ketë një vend të rezervuar në Kuvend
PRISHTINË-Komuniteti kroat do të jetë komunitet kushtetues dhe do të ketë një vend të rezervuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kështu tha sot Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë vizitës në Janjevë, ku është njoftuar me pozitën që ka komuniteti kroat që jeton në këtë vendbanim, me problemet dhe me hallet e tyre.
Në vizitë ajo është shoqëruar nga Slobodan Petroviç, zv/kryeministër e ministër i Pushtetit Lokal, nga nënkryetari i komunës së Lipjanit nga kryetari i Janjevës e zyrtarë të tjerë.
Ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija.
Pasi u prit nga famullitari Don Matej Paliq dhe vizitoi kishën katolike "Shën Nikolla", Presidentja Jahjaga takoi qytetarë kroatë që kishin dalë për ta përshëndetur atë, duke iu drejtuar qytetarëve të pranishëm me një fjalë rasti.
"Unë sot vi këtu me një lajm shumë të mirë. Jemi pajtuar me kryeministrin e Kosovës që komuniteti kroat do të jetë komunitet kushtetues, i përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe do të ketë një vend të rezervuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës", tha fillimisht Presidentja Jahjaga.
Presidentja Jahjaga tha në vazhdim se Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve, shtet i ndërtuar mbi parimin qytetar, ku të gjithë qytetarët kanë të drejta e liri të barabarta, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre.
"Ju kroatët me shekuj keni dhënë një kontribut të madh në zhvillimin, përparimin e vendit e po ashtu keni dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha proceset e avancimi dhe proceset civilizues të këtij vendi. Kërkoj nga ju që të vazhdoni kontributin tuaj dhe e keni dhe do ta keni përkrahjen time të fuqishme, sepse jeni ura e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë", tha Presidentja Jahjaga.
Pas takimit, Presidentja Jahjaga dhe zyrtarët që e shoqëruan vizituan lokalitetin e Janjevës, shtëpinë e at Shtjefën Gjeçovit, e cila është në fazën e renovimit, si dhe takuan qytetarët dhe biseduan me ta.
Prifti në Kishën e Janjevës, Don Matej Paliq, duke folur në emër të banorëve kroatë të Janjevës e ka falënderuar Presidenten Jahjaga për vizitën dhe ka shprehur besimin se institucionet qendrore dhe ato lokale do ta ndihmojnë këtë lokalitet, për të mundësuar kushte jetese më të mira për qytetarët.
(d.b/BalkanWeb)