E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Natale ‘voton’ Ronaldon

Sulmuesi i Udineses, Antonio Di Natale ka deklaruar se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo e meriton të fitojë Topin e Artë.

Di Natale është njëri prej gjashtë futbollistëve italianë të përfshirë në listën e gjerë por e pranon se është jashtë konkurrencës për çmimin prestigjioz. “Është nder për mua që kam mbërritur deri në këtë fazë por është e pamundur për mua të dal fitues”, deklaroi Di Natale për Udinese Channel.

“Megjithatë të përmendem në mesin e futbollistëve si Messi, Ronaldo por edhe tanët Buffon, Balotelli dhe Marchisio është nder i madh. Mendoj se Ronaldo e meriton çmimin si futbollisti më i mirë edhe për shkak se Messi e fitoi shumë herë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›