Di Natale: Goli, revansh për 11-metërshin në Euro 2008
Sulmuesi italian kishte lënë një llogari hapur kundër Spanjës, kur katër vjet më parë humbi penalltinë vendimtare përballë Kasiljasit, të cilin të dielën e ndëshkoi
Mendimet e këqija, kriza financiare dhe skandali i fundit i basteve, mund të jenë lehtësuar të paktën për 90-të minuta. Por duhej dikush që të thyente frikën dhe duke parë që fati ka sensin e humorit, i takoi atij, Antonio di Natales, për të fshirë nga kujtesa në një goditje të vetme atë penallti të mallkuar të gabuar në Europianin 2008 kundër Spanjës në Austri dhe Zvicër.
ITALIA E LUMTUR Kishte katër vjet që e prisja këtë moment, – thotë duke qeshur Di Natale. E kujtuam para ndeshjes me Bufonin. Tani më në fund nuk do të mendohem më. Por të jetë e qartë, 11-metërshat i gabojnë edhe lojtarët e mëdhenj. Me këtë gol gjithsesi, mendoj që tu kem dhuruar pak kënaqësi shumë personave në Itali në këto momente të vështira.
Me siguri që mendimi shkon te vitet e tij të fëmijërisë, i dashuruar me futbollin. Bukë dhe top si të gjithë, për të provuar më pas të shpërthente në futbollin e madh. Talenti nuk i mungonte, por për të çarë duhej të shkonte akoma më larg, në Empoli, ku 15 vjeç, i mungonte shumë familja, ndoshta shumë.
Dhe atëherë Totò pavarësisht nga emri nuk qesh, por qan dhe kërkon të kthehet në shtëpi.
SI SKILAÇI Afrika e Jugut është harruar, – vazhdon Di Natale. Tani do të shijoj këtë gol, më i bukuri që kam shënuar në kombëtare. Hyra dhe pas 5 minutash shënova. Ishte i zoti Pirlo që më dha atë top dhe pastaj unë bëra punën time për të gjunjëzuar Kasiljasin.
Madje mund të shënoja dhe një gol tjetër, por në atë goditje fluturimthi nuk e godita mirë topin. Megjithatë jemi të kënaqur. Spanja është një grup i madh, por edhe ne ishim në lartësi. Të dyja skuadrat duan të arrijnë deri në fund.
Nuk mund të ndalojmë tani. A mund të jem unë Skilaçi i 2012-ës? Ndoshta, i takon Prandelit të vendosë për të më aktivizuar si titullar ose jo. Unë duhet të jem gati dhe të mos zhgënjej asnjë. Mision i përmbushur. Ndoshta mund ti japë këshilla Balotelit. Me Marion flas çdo ditë dhe të gjithë përpiqemi ta ndihmojmë.
360 minuta pa shënuar gol kishin kaluar që kur Italia shënonte për herë të fundit (para Spanjës) pikërisht në tokën polake: miqësorja e fituar 2-0 më 11 nëntor 2011 kundër Polonisë. Bëhet fjalë për periudhën më të gjatë në historinë e kombëtares
10 ndeshje pozitive radhazi kundër Spanjës, e cila i ka mundur axurrët vetëm një herë në Olimpiadën e 1920-ës. Eliminimi në Europianin 2008, erdhi si pasojë e goditjeve të 11-metërshave pas kohës së rregullt dhe asaj shtesë
