E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çekia rrezikon eliminimin, Greqia mbetet surprizë

A e dini se?

Nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër përveçse të mundim Greqinë, – ka thënë, Petër Çeh, portieri i Republikës Çeke

Greqi – Çeki

Ora 18:00, në Vorcklav

Formacionet e mundshme:

Greqi: Kalkias, Torosidis, Papadopoulos, Malezas, Holebas, Maniatis, Katsouranis, Karagounis, Salpingidis, Gekas, Samaras.

Çeki: Çeh, Selasie, Kadlec, Hubnik, Sivok, Hubshman, Rosiçki, Plasil, Pilar, Jiraçek, Barosh.

Helenët kanë mungesa në mbrojtje për raundin e dytë të ndeshjeve në Grupin B. Çekia kërkon revanshin edhe për gjysmëfinalen e humbur në Euro 2004

Greqia ka mungesa në mbrojtje, me Sokratis Papastathopulos të skualifikuar për një ndeshje, pas kartonit të kuq të marrë kundër Polonisë, dhe Avram Papadopulos të ndalur nga dëmtimi. Kiriakos Papadopulos do të jetë titullar dhe do të luaj në krah të Kostas Katsuranis në qendër të mbrojtjes.

Çekia mund të bëjë disa ndryshime pas humbjes 4-1 ndaj Rusisë. Mikal Kadlek mund të kthehet në qendër të mbrojtjes me David Limberskin që mund të zhvendoset në krahun e majtë, ndërsa Tomas Hubshman dhe Tomas Pekart mund të jenë gjithashtu pjesë e formacionit.

Greqia ka eliminuar Çekinë në gjysmëfinalet e Euro 2004-ës falë Traianos Dellas, i cili ka shënuar golin e argjendtë të parë dhe të vetëm që ka vendosur fatin e një ndeshjeje të Europianit.

Takimi i sotëm në Vorklav mund të jetë gjithashtu vendimtar – një humbje për Çekinë do ta nxirrte përfundimisht jashtë Euro 2012-ës. Paraqitja e Greqisë kundër Polonisë sigurisht ka kthyer në mendje performancat e guximshme të tetë viteve më parë, kur ata janë kurorëzuar kampionë të Europës kundër të gjitha parashikimeve.

Në ndeshjen e të premtes së kaluar grekët e kanë parë veten në disavantazh të një goli dhe me një lojtar më pak, por kanë luftuar në pjesën e dytë dhe mund të kishin fituar takimin nëse Karagunis nuk do të kishte gabuar nga pika e bardhë. Një pikë e fituar apo dy të humbura? Përgjigja duhet të bëhet e qartë pas ndeshjes së dytë, ku do të luajnë pa Sokratis Papastathopulos dhe Avram Papadopulos.

I pari është ndëshkuar me dy kartonë të verdhë kundër Polonisë, ndërsa i dyti do të mungojë gjatë gjithë pjesës tjetër të turneut pas një dëmtimi në gju. Çekia, që rrezikon të humbasë katër ndeshje radhazi në Europian për herë të parë në historinë e saj, e ka të qartë se vetëm një fitore do ti rikthente në lojë.

Ata e kanë mbyllur Euro 2008-ën me dy humbje radhazi dhe të premten e kaluar janë mundur 4-1 nga Rusia. Megjithatë, lojtarët e Mikal Bilek kanë qenë edhe më parë në një situatë të tillë, duke siguruar kualifikimin pavarësisht humbjes në shtëpi ndaj Lituanisë në takimin e tyre të parë. Çekia duket se jep maksimumin në momentet më të vështira, a do ta bëjnë përsëri këtë?

 

Përballjet direkte:

- Që nga ndarja me Sllovakinë, Çekia nuk e ka mundur Greqinë, duke mos shënuar asnjë gol në katër takime (2 humbje, 2 barazime). Përballja e fundit është mbyllur me një fitore 1-0 për Grekët në një ndeshje miqësore të luajtur në Qipro në shkurt të 2008-ës.

- Humbja e fundit e Greqisë ndaj Çekosllovakisë ka qenë një miqësore 2-1 në 1982-in.

Greqia

- Greqia ka humbur vetëm një herë në 22 ndeshje nën drejtimin e trajnerit Fernando Santosit (11 fitore, 10 barazime, 1 humbje). Humbja e tyre e vetme ka ardhur kundër Rumanisë në një miqësore të luajtur nëntorin e kaluar.

- Dimitris Salpingidis ka shënuar golin e vetëm kur këto skuadra janë përballur herën e fundit, në një miqësore në 2008-ën. Greqia nuk ka pësuar asnjë humbje kur Salpingidis ka shënuar, duke marrë gjashtë fitore dhe dy barazime.

- Penalltia e humbur nga Karagunis kundër Polonisë ka qenë e treta radhazi. Karagunis dhe Samaras kanë humbur secili nga një penallti në miqësoren e fundit, një 1-0 kundër Armenisë.

Çekia

- Çekia mund të bëhet kombëtarja e parë që pëson tre gola ose më shumë në katër ndeshje radhazi në ndeshjet e Europianit.

- Milan Barros ka qenë golashënuesi më i mirë i Euro 2004-ës me pesë gola. Vetëm gjashtë lojtarë kanë shënuar gjashtë ose më shumë gola në një Europian: Mishel Platini (9), Alan Shirer (7), plus Rud van Nistelroi, Patrik Klaivert, Tierri Henri dhe Nunjo Gomesh (të gjithë me 6).

- Vaklav Pilar, lojtari që ka shënuar për Çekinë kundër Rusisë, ka kompletuar të gjithë 11 pasimet e tija në minuta e fundit të ndeshjes dhe katër goditjet e tij të fundit kanë qenë në kuadratin e portës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›