E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Natale do të mungojë kundër Juventusit

Udinese do të luajë pa sulmuesin kryesor, Antonio Di Natale, në ndeshjen e vështirë kundër Juventusit që do të zhvillohet pas dy javësh.
Lojtari është pezulluar nga një ndeshje për shkak të reagimit të tij në ndeshjen e fundjavës që shkoi kundër Fiorentinas.
Përveç Di Natales, në javën e trembëdhjetë në Serie A nuk do të luajnë edhe: Marius Stankevicius (Sampdoria), Cristian Raimondi (Livorno), Salvatore Aronica (Napoli), Andrea Cossu (Cagliari), Cristiano Doni and Tiberio Guarente (Atalanta), Omar Milanetto (Genoa), Riccardo Montolivo (Fiorentina), Alessandro Nesta (Milan).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›