Rritet çmimi i naftës në tregun botëror

Pëson luhatje të shumta çmimi i naftës këtë javë duke arritur vetëm dje vlerën e 80 dollarëve për fuçi. Rritja e çmimit sipas specialistëve dhe luhatjet e shpeshta janë efekti direkt i rimëkëmbjes së ekonomisë botërore. Megjithatë një tjetër shpjegim për rritjen e çmimit të naftës bruto është dhe fakti i shvlerësimitt të dollarit kundrejt euros si dhe rritja e kërkesës për naftë prej konsumatorëve. Në bursën e Nju Jorkut çmimi i naftës arriti përsëri një rekord për këtë vit duke u shkëmbyer me më tepër se 80 dollarë për fuci. Sipas parashikimeve të specialistëve të ekonomisë çmimi i naftës do të vazhdoj të ketë luhatje të shpeshta deri në momentin e stabilizimit të gjendjes ekonomike botërore. Ndërkohë që çmimi i naftës në vendin tonë nuk ka pësuar luhatje të shumta dhe ka pësuar vetëm një rritje të lehtë javën e kaluar.