E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Paolo: I tërë Ballkani në BE

Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Giampaolo Di Paolo ka deklaruar se Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm dhe se Italia ka interes që Kosova së bashku me vendet pak problematike rajonale të hyjnë në Bashkimin Evropian. Këto komente Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Giampaolo Di Paolo, i bërë pas vizitës në Ministrinë e FSK-së , ku u prit me nderime të larta.

Di Paolo konfirmoi miqësinë e Italisë për Kosovën si dhe vullnetin për të punuar si dy vende në mënyrë që të ndërtohet një stabilitet në Kosovë dhe rajon.

“Ne do të angazhohemi në Kosovë, përderisa jo vetëm Kosova, po i gjithë Ballkani do të integrohet në Bashkimin Evropian. Ne do të jemi të pranishëm këtu, sepse interesi ynë është që në Bashkimin Evropian të hyjë i tërë Ballkani. Këtë rrugëtim duhet ta bëjmë bashkë me ju si popull kosovar dhe me fqinjët pak si problematik, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë suksesin”, tha Di Paolo, sic transmeton Kosovapress.

Kurse, ministri i FSK-së, Agim Çeku falënderoi homologun italian për kontributin që Italia i ka dhënë Kosovës dhe ka njoftuar me sfidat dhe objektivat e FSK-së, gjithnjë duke e vlerësuar lart progresin e arritur.

“Kërkova mbështetjen e tij si në rrafshin e bashkëpunimit bilateral, ashtu edhe në rrafshin rajonal, po në veçanti për mbështetjen e tij për agjendën e Kosovës në NATO”, ka thënë ai.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›