15 të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në Nepal

Një aeroplan i kompanisë Agni Air, me 18 udhëtarë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit në bord është rrëzuar në afërsi të aeroportit Jomson, teksa përpiqej të ulej.
Sipas një bilanci ende provizor, të paktën 15 persona kanë vdekur, ndërsa 6 të tjerë janë dërguar në spital me plagë të rënda.
Mes udhëtarëve që ishin në bordin e aeroplanit ndodheshin edhe 2 europianë.