DiCaprio – aktori më i paguar në Hollywood
Leonardo DiCaprio ka mposhtur konkurrencën e Johnny Depp, për të kryesuar si aktori më i paguar i Hollywoodit. Zemërthyesi ka marrë kreun në listën e krijuar nga revista Forbes, pasi ka fituar 77 milionë dollarë vitin e kaluar (2010), falë dy filmave të tij “Inception” dhe “Shutter Island”. Pavarësisht fitimeve të mëdha të filmit “Alice in Wonderland”, që ka mbledhë mbi një miliardë dollarë, Depp ka rënë në pozitën e dytë. Megjithatë, ai është në rrugë për të rimarrë titullin vitin e ardhshëm (2012), pas suksesit të filmit “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”. Adam Sandler është rreshtuar i treti me Will Smith dhe Tom Hanks që e ndjekin atë. DiCaprio ka fituar po thuajse dyfish më shumë se aktoret më të paguara në Hollywood, Angelina Jolie dhe Sarah Jessica Parker, që kanë ndarë pozitën e parë në listën e aktoreve më të paguara.