Nuk jam shtatzënë, thjesht kam ngrënë bukë
Kerri Daudsuell është një vajzë elegante që nuk e ka problem të veshë xhinset e saj- deri në momentin kur ha bukë.
23 vjeçarja vuan nga një simptomë e veçantë- çka do të thotë se pasi ha bukë, barku i saj fryhet njësoj si ai i një gruaje shtatzënë që është gati për të lindur.
Brenda pak orësh, stomaku rikthehet në normalitet.
Doktorët kanë shpenzuar më shumë se një dekadë për të zbuluar sëmundjen e saj dhe nuk ia kanë dalë.
Në këto foto, barku i saj është fryrë vetëm gjysëm ore pasi ka ngrënë një copë ëmbëlsirë.
Brenda disa orësh, barku i kthehet në normalitet.

