E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet sulmi më i madh kibernetik

Firma e sigurisë IT McAfee, pretendon se ka zbuluar një nga sulmet më të mëdhenj kibernetike.

Në listë kanë qenë 72 organizata të ndryshme, të cilat kanë qenë objekt sulmi për pesë vite, përfshi Komitetin Ndërkombëtar Olimpik, OKB-në dhe firma të sigurisë.

McAfee nuk do bëjë të ditur se kush qëndron pas sulmit, por ka spekulime se Kina është pas sulmeve.

Pekini ka hedhur poshtë gjithmonë pretendime të tilla.

Duke folur për BBC-në, një nga drejtuesit e McAfee tha se sulmi vijon edhe sot.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›