DiCaprio shqetësohet për sigurinë

Nga Express më 10 shtator 2011 në ora 12:43
Leonardo DiCaprio ka thënë se ai do të investoj më shumë për sigurinë për shkak se ka kërcenime të reja.
Aktori ka thënë se hajnat gjithmonë e kanë cak atë, madje disa herë kanë synuar që t’ja vjedhin syzet që janë shumë të shtrenjta por edhe disa zinxhir dore dhe unaza.
“Tashmë ai është duke kërkuar roje personale të reja kështu që është duke marrë në intervistë ata të cilët i plotësojnë kushtet”, ka thënë shefja e stafit të Leos, Kane Kelfkens.
Leos kohëve të fundit i ka humbur një qafore me vlerë prej 1200 dollarësh, që për të ishte shumë e vlefshme për shkak se ishte dhuratë e nënës së tij.