E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta një javë dasmë me shoqërinë, sot martesa e vërtetë

ashtu siç kishte pohuar edhe më herët, dasma e këngëtares Teuta Kurti do të ishte krejt tradicionale, përveç fustanit të saj të nusërisë. E në fakt, pikërisht kështu ka ndodhur. Ajo ka çelur dasmën e saj fundjavën që lamë pas. Ka veshur fustanin e bardhë, fustanët e traditës dhe ata të mbrëmjeve për të pritur mikeshat dhe të afërmet e saj. Pikërisht, siç e kërkojnë edhe zakonet në Kosovë. Nusja vesh fustanin e bardhë një javë para dasme për të festuar vetëm me femra, deri kur mbërrin e shtuna. Të shtunë, pra sot tek shtëpia e saj do të vijnë krushqit, dhe bashkëshorti i saj Dardani. Nuk dimë sesi do të jetë look-u i këngëtares Kurti sot, por sigurisht krejt ndryshe nga ai që kemi parë gjatë këtyre ditëve, nga fotot e hedhura nga vetë Teuta në profilin e saj në facebook. Në fotot që ju sjellim duket edhe këngëtarja mikeshë e Teutës, Vesa Luma, ndërsa nuk e dimë nëse të tjera personazhe VIP kanë qenë të ftuar ose jo në dasmën e saj. Teuta ka disa vite që është fejuar me Dardanin (Luta) dhe dëshira e tyre është të kenë një familje të madhe, madje ajo ka treguar vetë me humor se Dardani dëshiron shtatë fëmijë. Dasma e çiftit do të vijojë tejet shqiptare, ndërsa tendencat moderne do të vihen re vetëm në look-un dhe fustanin e Teutës. E shquar si një këngëtare kryesisht ekstravagante, ajo që më herët kishte bërë me dije për mediet se fustani i saj do të ishte “alla amerikan”, pra larg tendencave të nuseve shqiptare, por për look-un nuk kishte zbuluar asgjë. Siç e shihni, Teuta, në festën që ka bërë me femrat ka preferuar flokët e shkurtër në ngjyrë të zezë, të stiluar bukur me një karficë shumë femërore, e ngjashme me kapelat e vogla me tyl. Për “make-up”-in ka zgjedhur një buzëkuq të fortë që i shkon shumë dhe i rrëzëllen buzëqeshjen, ndërsa për sytë ka preferuar një trukim të thjeshtë. Por se si do të trukohet dhe vishet sot Teuta, mbetet për t’u parë, ndërsa kuriozitet po kaq të madh, ka edhe për bashkëshortin e saj simpatik, Dardanin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›