E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jehona Sopi martohet në Hawai

Pas 5 vjetësh dashuri, dasmë private dhe muaji mjalti në Las Vegas

Historia e tyre e dashurisë më në fund është kurorëzuar në martesë. Pas një lidhjeje të gjatë 5 vjeçare këngëtarja Jehona Sopi dhe i dashuri i saj, Lavdimi, drejtor i një prej bankave në Prishtinë, i kanë dhënë fund beqarisë, të mërkurën, në një dasmë tejet private dhe larg vëmendjes së çdo kujt. Ashtu siç edhe ishte komentuar prej tyre ata janë martuar vetëm në Haëai, në një dasmë krejt ndryshe nga ato tradicionalet duke thyer kështu një tabu edhe në Prishtinë. Të dy vetëm kanë celebruar marrëdhënien e tyre, ndërsa menjëherë pas kësaj ngjarjeje të lumtur, Lavdimi u ka treguar miqve dhe të afërmve të tij i lumtur se “sapo jemi martuar”. Një dasmë si nëpër filma, kështu duket se ka qenë ajo e këngëtares Jehona Sopi, e cila është ndjerë padyshim e përkëdhelur nga fati dhe bashkëshorti i saj. Që nga njohja e aktualisht, jeta me Lavdimin, për Jehonën, ka ndryshuar mjaft për mirë. Aq më tepër që këngëtarja kishte hedhur pas krahëve edhe një martesë të cilën e bëri kur ishte fare e re. kjo ishte edhe arsyeja që fillimisht lidhja e Jehonës me Lavdimin është mbajtur në fshehtësi të plotë të mediave. Dhe madje këngëtarja asnjëherë nuk kishte folur në media për historinë e saj të dashurisë, edhe pse ajo kohëve të fundit ishte bërë e njohur. Vetëm në muajin shkurt, në një intervistë për gazetën “Mapo”, këngëtarja bukuroshe dhe me këngë hite, rrëfehu se do të hidhte hapin e madh të martesës këtë shtator. Dhe ashtu sikurse kishte pohuar edhe ka ndodhur. Veç detajet e dasmës së saj u ishin besuar vetëm miqve dhe të afërmve të çiftit. Në fakt kur Jehona dhe Lavdimi vendosën të martoheshin larg syve të të gjithëve, mes të dyve nuk kishte asnjë hezitim për këtë gjë. Ishte dëshira e të dyve për të pasur një dasmë ndryshe dhe për ta shijuar vetëm ata të dy. E kështu ka ndodhur. Dasma e tyre është celebruar në Haëai, ndërsa muaji i mjaltit për çiftin vijon në Las Vegas, qytetin botëror të kazinove. Përsa i përket celebrimit në Prishtinë, çifti ka bërë të ditur se sapo të kthehen nga pushimet, ata do të organizojnë një festë të ngushtë me miqtë e tyre më të afërt. Ndërsa mësohet se Jehona dhe Lavdimi kanë blerë dhe arreduar tashmë edhe apartamentin, ku të dy do të nisin jetën si burrë e grua!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›