E Diel, 1 Nëntor 2026

Mancesteri pa Runin nuk mund as WBA-ne Arsenali merr tri pike me vuajtje

Nje Mancester Junajtid i shperqendruar ne maksimum ka zbritur dje ne Old Trafford duke flakur tutje nje fitore me se te sigurt ndaj Uest Bromuicit. Djemte e Fergusonit kaluan dy here ne epersi por nuk diten ta ruanin deri ne fund epersine pas autogolave te Evrase dhe Somen Coit. Golat erdhen si rezultat i gabimeve te portierit holandez Van Der Sar. Ky ishte barazimi i peste ne tete ndeshjet e para te ketij sezoni te Premier Liges. Pjesa e pare nisi mire per vendasit qe kaluan te paret ne epersi tashme me te perhershmin Hernandez. Meksikanit iu deshen vetem 5 minuta per te zhbllokuar djajte ndersa percolli ne rrjete nje top te pritur keq nga Karsoni pas gjuajtjes se portugezit Nani. Rezultati nisi te mos vihej ne dyshim kur ky i fundit dyfishoi shifrat ne minuten e 26-te. Talenti i kombetares luzitane shfrytezoi rreshqitjen e Shoreit dhe pasi krijoi murin me Dimitar Berbatovin e dergoi topin ne trekendeshin e portes kundershtare. Aleks Fergusoni vendosi edhe nje here tjeter ta mbante jashte formacionit Uejn Runin i cili hyri ne fushe vetem ne 20 minutat e fundit te pjeses se dyte se bashku me Skolls. 69-vjecari preferoi Hernandezin ne vend te ish-sulmuesit te Evertonit marredhenia me te cilin ka njohur vetem zbritje qe kur 24-vjecari u perfshi ne nje skandal seksual nje muaj me pare. Te pakten dje Aleks nuk kishte asnje argument per perjashtimin e futbollistit per arsye demtimi pasi ai luajti 90 minuta me kombetaren angleze te marten ne Uembli. Nga ana tjeter Arsenali ka arritur te rrembeje nje trepikesh atehere kur i eshte dashur edhe pse pati shume veshtiresi per te kaluar pengesen Birmingem. Miqte kaluan te paret ne epersi por topcinjte permbysen gjithcka fale golave te Nasrit dhe sulmuesit maroken Shamak. Nikola Zigic shfrytezoi shume mire nje pasim te Keith Fahejt dhe ne minuten e 33-te kaloi blute ne avantazh. Epersia e Birmingemit do te zgjaste vetem 8 minuta sepse mesfushori Nasri do te baraspeshonte gjithcka nga pika e bardhe e 11-metershtit. Futbollisti i kombetares se gjelave eshte shnderruar ne nje golashenues te rregullt tani qe mungon edhe kapiteni Cesk Fabregas. Ky i fundit nuk eshte rikuperuar ende plotesisht pas terheqjes qe pesoi me Sanderlendin. Golin e fitores ne Emirates Stadium do ta shenonte Shamak menjehere pas fillimit te fraksionit te dyte te lojes. I riu Xhek Uilsher doli me karton te kuq per vendasit.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›