Migrena ushqimet qe largojne dhembjen e kokes

Frutat dhe perimet qe ndihmojne ne largimin e dhembjes se kokes
Nuk ka njeri i cili se paku nje here ne jete te mos kete pasur dhembje koke edhe pse tek disa persona ajo eshte me e shpeshte dhe me e forte se tek te tjeret. Ka lloje te ndryshme te dhimbjeve te kokes te cilat mund te shkaktohen nga faktore te ndryshem.
Dhembja
Dhembjet e kokes te cilat paraqiten ne periudhen paramenstruale jane rezultat i ndryshimeve hormonale tek femrat. Dhembja e kokes shkaktohet nga ngarkesat psikike jane rezultat i stresit nderkaq migrena eshte me natyre gjenetike dhe paraqiten kur vjen deri tek zgjerimi i eneve te gjakut ne tru. Nga nje arsye ende e paqarte migrenat atakojne me shume femrat se meshkujt.
Ushqimet jo te rekomandueshme
Ne fakt duhet te dihet se tek disa njerez dhembjet e kokes i shkaktojne disa ushqime te caktuara - cokollatat pijet qe permbajne kafeine vera e kuqe mishi i tymosur aditivet qe gjenden ne ushqimet e perpunuara i takojne grupit te ushqimeve qe njihen per nisjen e dhembjes se kokes. Ne rast se vereni se pas konsumimit te ndonje ushqimi te caktuar fitoni nje dhembje koke atehere sigurisht se strategjia me e mire eshte largimi nga keto ushqime.
Sheruese
Kalciumi dhe magnezi te cilet jane shume te dobishem sidomos per simptomat paramenstruale jane gjithashtu te dobishme dhe si parandaluese ndaj dhembjeve te kokes. Ne rast se konsumoni mjaft peme me berthama arra lajthia bajame fara dhe perime te gjelbra apo jetoni ne mjedis ku keni ujin e forte atehere sigurisht se ju merrni sasi te mjaftueshme te kalciumit. Mirepo nese nuk i konsumoni keto ushqime atehere eshte lehte e mundshme se keni mungese te magnezit. Ne qofte se konsumoni mjaft alkool apo perdorni diuretik apo jeni grua me terapi hormonale atehere jeni me te rrezikuar qe te keni mungese te ketij minerali. Burime te mira ushqimore te magnezit jane qumeshti banania krundet e grurit kajsite etj.
Magnezi
Ne rast se ushqimet e pasura me magnez nuk jane te pranishme ne sasi te mjaftueshme ne menyne tuaj te perditshme dhe ne fillim te cdo cikli menstrual fitoni dhembje te medha atehere provoni te merrni shtese te kalciumit dhe magnezit 500 mgr kalcium me 250 mgr magnez shtate deri ne dhjete dite para fillimit te ciklit. Nese mendoni se dhembja juaj e kokes eshte e lidhur me stresin atehere provoni vitaminen B qe eshte shume efikase ne luften kunder shqetesimeve dhe tej ndjeshmerise.
Parandalimi
Dhe ne fund ne rast se hetoni se po fillon kokedhembja atehere provoni te parandaloni me nje ilac te vjeter shtepie. Pergatitni nje caj te forte nga nenexhiku uluni ne nje kolltuk te rehatshem pini cajin ngadale dhe relaksohuni. Shume shpesh kjo eshte e mjaftueshme te mbaje dhimbjen e kokes larg jush.
Kujdes
Kalciumi dhe magnezi ne organizem bashkeveprojne ne organizem eshte e nevojshme te merrni dy sasi kalcium dhe nje sasi magnez. Sasia shume e madhe e magnezit mund te ndikoje negativisht ne funksionimin e veshkes.
Ushqimet e rekomanduara
Konsumoni ushqime te pasura me magnez arra perime me gjethe dhe kalcium prodhimet e qumeshtit jo te yndyrshem sardelet bajame dhe merrni vitamine B kunder stresit. Pini caj mente per qetesim.