Diagnostikim me teknika të reja i anomalive te bebet në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Në Qendrën e Diagnozës Gjenetike dhe Molekulare në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” tashmë po aplikohet me sukses teknika e studimit array të genomës, si pjesë e Diagnozës Gjenetike për periudhën Prenatale të shtatëzanive.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala ka bërë me dije se ambientet e reja, vizioni i ri dhe pajisjet e teknikat bashkëkohore, shënojnë një tjetër hap drejt një sistemi shëndetësor modern, cilësor dhe gjithnjë më pranë qytetarëve.
Ndërkohë, drejtoresha e SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” Eliona Demaliaj, deklaroi se kjo qendër e diagnozës molekulare është një teknologji e re, e studimit të genomës në mënyrë më të thellë nëpërmjet teknologjisë array.
“MSHMS nëpërmjet vizionit mbështetës dhe ndihmës financiare që vuri për këtë qendër bëri të mundur aplikimin e kësaj teknologjie”, u shpreh Demaliaj.
Qendra e diagnostikës molekulare pranë Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, është qëndër referimi në nivel kombëtar për kryerjen e testeve gjenetike dhe zhvillimet e reja laboratorike në këtë fushë. Në këtë qëndër kryhen analizat molekulare për:
Qendra është e përbërë nga 4 hapsira pune, që i korrespondojnë proceseve të ndryshme që kryen në to. Çdo hapësirë ka emërtimin e vet dhe në ato dhoma duhen kryer vetëm proceset e parashikuara sipas protokollit.
Gjithashtu pjesë e Laboratorit është Dhoma e konsultave gjenetike ku ofrohet këshillimi gjenetik sipas rastit si dhe Dhoma e pritjes, për pritjen e personave të interesuar të marrin shërbimet.
/rtsh.al/