Diagnostikimi i shpejt i kancerit

Kjo semundje prek mesatarisht 3200 deri ne 3500 persona ne vit ne vendin tone.
Spitali do te sjelle nje fryme te re per nje tratim modern te kancerit ne vendin tone per te ndryshuar perqindjen e vdekshmerise qe eshte shume e larte. Ne do te japim trajtim ne te gjitha fushat si ne diagnostikim po ashtu edhe me kimioterapine eshte shprehur Leonard Solis drejtori mjekesor i spitalit Hygeia.
Vdekjet nga kanceri zene vendin e dyte ne vendin tone pas atyre te semundjeve kardiovaskulare nderkohe qe ne vende te zhvilluara kjo semundje eshte bere e sherueshme.
Sot kanceri nuk konsiderohet me nje semundje fatale dhe ne shumicen e rasteve jane te sherueshme. Kjo arrihet qe nga diagnostikimi i hershem dhe nga trajtimi ne menyre profesionale i semundjes theksoi Solis.
Ne konferencen qe zhvillohet ne spitalin Hygeia do te marrin pjese mjeket me te shquar te shendetesise shqiptare dhe asaj greke per te shkembyer eksperienca ndermjet tyre ne trajtimin e semundjes se kancerit.