PS shendetesia po degradon

Opozita akluzoi serish sot autoritetet e shendetesise dhe qeverine per degradimin e sistemit shendetesor i cili nga ai shteteror po orientohet drejt sherbimit privat.
Deputeti Eduard Shalsi tha se shqiptaret paguajne sigurimet shendetesore por nuk marrin sherbimin qe u takon.
Shqiptaret ende nuk e kuptojne se perse duhet te paguajne sigurime shendetesore apo perse duhet te rriten kontributet kur nuk dine ku shkojne parate qe ne paguajme cdo muaj kur nuk shohim asnje ndryshim ne sherbimin shendetesor sidomos ne spitale. Ekzaminimet kryhen vetem ne klinika private dhe kundrejt pagesave te paperballueshme per disa kategori kur mungon zinxhiri i kujdesit shendetesor dhe akush nuk di se ku duhet te shkoje dhe ku mbi te gjitha mungojne neper spitale ilacet dhe medikamentet elementare eshte shprehur Shalsi.