E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialektet dhe gjuha letrare

22/04/10 00:21

Teksa debatonin Kika i thotë Mandit që të mos i marrë gjërat shabllon sepse në të vërtetë janë krejt ndryshe. Mandi i thotë se ai përdor fjalë të tilla si shabllon dhe figura letrare dhe ata jashtë kujtojnë se ai është një njeri super i zgjuar. Kika i thotë se ata jashtë e kuptojnë shumë mirë se çfarë do të thotë shabllon. Në këtë moment ndërhyn Klodi i cili për ti dalë në mbrojtje Mandit thotë se ai nuk e kupton dhe i kërkon Kikës që ti shpjegojë kuptimin e fjalës shabllon. Kika nuk i kthen përgjigje Klodit, por vazhdon diskutimin me Mandin. Mandi i thotë që të flasë pak më qartë dhe Kika ia kthen, duke parë që Mandi po mundohet të përdorë ironi i thotë: ça të flas më qartë?, se unë nuk e flasë mirë shqipen. Mandi i thotë Kikës: ti flet në dialekt dhe mos kujto se e flet më mirë se unë gjuhën shqipe. Kika i thotë se ai flet gjuhën shqipe shumë më mirë sesa Mandi sepse edhe Mandi flet në dialekt. Mandi e kundërshton duke i thënë se ai flet gjuhë letrare. Ndërsa Kika i shpjegon se në shtëpi nuk flet njëri gjuhën letrare shqipe, por secili përdor kush më pak e kush më shumë, dialektin nga vjen. Mandi e kundërshton duke thënë: e ke gabim, unë jam qytetar dhe flas gjuhë letrare, ndërsa Kika i thotë se gjuha e folur nuk ka lidhje me qytetin, pasi edhe një njeri nga fshati mund të flasë gjuhë letrare shumë më mirë se një nga qyteti. Teksa ata fillojnë të rrisin tonet e debatit ndërhyn Jona e cila u thotë se nuk duhet të diskutojnë këtë gjë sepse asnjëri prej tyre momentalisht nuk po e flet shipen letrare. Mandi insiston se ai vetë flet gjuhë letrare. Kika thotë se gjuha letrare duket në disa momente. Seldi u thotë se nuk ka asgjë të keqe nëse ata flasin me njërin dialekt, apo në tjetrin. Kika thotë se Mandi ia tha me tendencë se ai vjen nga Kosova dhe flet në dialekt sepse sdi të flasë shqip. Mandi e mohon këtë dhe thotë se ai thjesht tha atë që Kika flet në dialekt dhe nuk kuptohet. Kika i thotë se ai nuk mund ta thoshte një gjë të tillë sepse as ai nuk flet gjuhë letrare, por në dialektin e Tiranës. Mandi pasi has në thënien e vazhdueshme të Kikës se ai nuk flet gjuhë letrare dhe i thotë: kush je ti që të më thuash mua sflet gjuhë letrare?. Kika i thotë se ai e sheh se si flet prandaj ia tha që nuk flet letrare, por në dialekt. Mandi thotë se një gjë të tillë mund ta thotë një profesor, ose një njeri që ka studiuar gjuhë shqipe, por jo Kika. Kika i thotë se ai kur duhet, e flet shumë normalisht gjuhën letrare. Pas këtij diskutimi Kika del jashtë, ndërsa banorët e tjerë vazhdojnë të komentojnë debatin. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›