E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngacmimet pas lojës

21/04/10 22:50

Komentet për lojën nuk përfundojnë tek banorët. Secili i tregon tjetrit për strategjinë e përdorur apo për mënyrën se si vranë kundërshtarin. Ndërsa bisedojnë, Seldi përsërit se duhej ta zgjasnin lojën sa më shumë. Po këtë gjë e thotë edhe Mandin kur bisedon me Mirin duke arsyetuar se loja duhej të zgjaste 10 minuta. Miri ia kthen se nuk kishte orë për të matur kohën e nga ana tjetër, ai u kënaq me këtë lojë. Edhe Erioni mendon se fillimisht ata duhet të luftonin e pastaj të merrnin flamurin, jo si Miri që shkonte drejt te flamuri. Miri i thotë se ata luajtën si skuadër pasi pa mbështetjen e Klodit dhe të Manalit, për ta mbuluar, ai nuk do ia dilte dot. Sipas tij, tre qëllimet ishin të luftonte, të merrte flamurin e të mbrohej të cilat i realizoi. Ai i thotë Erionit se edhe të tjerët mund të vepronin si ai, ndërsa Manal shton se secili përdori strategjinë e vet. Miri duket sikur justifikohet pas fjalëve të banorëve, ndërsa Mandi i thotë se nuk po e qorton askush. Ai shton se e rëndësishme ishte që u kënaq Klodi e që kënaqi dhe atë, ndërsa Miri ia kthen se për tu kënaqur shkuan atje. Ai thotë se Klodi e kënaqi vërtetë pasi luajti mirë e nuk u dogj asnjëherë. Mandi, duke vazhduar të thotë se Klodi bëri lojë skuadre, e pyet Mirin se si iu duk Manal dhe Miri thotë po të njëjtat fjalë duke shtuar se ajo u dogj vetëm njëherë. Klodi vjen tek banorët që kanë dalë të gjithë në kopsht dhe shprehet se u kënaq shumë dhe se këtë natë do flejë rehat se mori flamurin. Sipas tij, të tjerët nuk u kënaqën pasi nuk fituan lojën se në të kundërt, nuk do flisnin kështu. Klodi shprehet se i vjen keq që sot Kika nuk doli i pari, sic pretendon të jetë gjithnjë. Të tjerët qeshin, ndërsa Hakiu ia kthen se të shtunën e dëshmon atë që është, i pari. Banorët vazhdojnë ende të komentojnë lojën dhe rezultatin e saj. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›