E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Ksera pret homologun maqedonas

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë, Xhelal Bajrami ka takuar ministrin e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të Shqipërisë, Spiro Ksera. Në këtë takim është biseduar për çështjen e sigurimit social, tregut të punës, mbrojtjes sociale. Gjithashtu të dy ministrat janë shprehur se është e nevojshme që mes dy shteteve të nënshkruhet marrëveshja për sigurimet sociale.
Me tej ministri i Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë, Xhelal Bajrami u shpreh se Shqipëria arriti të përballojë shumë mirë krizën botërore ekonomike me një shifër të vogël papunësie, prej 13 përqindësh.
Qëllimi i vizitës në Shqipëri është afrimi i qëndrimeve, si dhe formimi i grupeve të punës të ekspertëve, të cilët do të fillojnë negociata për marrëveshjen bilaterale për sigurim social.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›