E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat mes Kikës dhe Mandit

21/04/10 00:10

Banorët janë ulur në dhomën e gjumit dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Mandi fillon të thotë se ata që nuk e njohin Tiranën u thuhet më prit te Skënderbeu se po vij të të marr. Këtë shprehje Mandi ia thotë Kikës me të qeshur. Kika e merr me tendencë shprehjen e tij dhe i thotë se ai e njeh Tiranën mjaftueshëm dhe i drejtohet Mandit duke i thënë nuk është nevoja të thuash se je tirons i vjetër. Mandi e mohon këtë dhe i thotë se ai nuk e ka thënë se kjo mënyrë të shprehuri ndaj atyre që nuk e njohin Tiranën, është mungesë qytetarie. Ai thotë se një njeri duhet të jetë qytetar i botës dhe jo të thotë jam tirons i vjetër. Mandi nuk i pranon fjalët e Kikës dhe i thotë se në shtëpi banorëve u mungon respekti dhe Kika në këto momente po tregon mungesë respekti. Kika i thotë se kjo nuk ka të bëjë me mungesën e respektit me ato që Mandi ka thënë dhe ka lënë të kuptohet me banorët e tjerë. Mandi i thotë se Kika nuk ka tregu respekt edhe ndaj banorëve të tjerë dhe përmend Oltën. Ai i thotë se kur doli Olta, Kika festoi dhe Mandi e ka marrë si mungesë respekti ndaj saj. Në debat ndërhyjnë edhe banorë të tjerë ku Erioni përpiqet që ta kalojë situatën me të qeshur. Nga ana tjetër Klodi mbron në çdo moment Mandin, ndërsa Jona mundohet të vendosë një balancë mes të dyve. Kika mohon faktin që Mandi i thotë se ai nuk ka respekt për banorët e tjerë dhe aq më tepër për Oltën. Kika i thotë se mënyra e festimit nuk ka të bëjë me respektin ndaj saj, por ishte thjesht një mënyrë festimi për faktin që i shpëtoi eleminimit. Mandi i thotë se ata do të mjaftoheshin me një duartrokitje të lehtë sepse të gjithë do të përballen me eleminimin. Kika i thotë se ai bën ato që ndjen dhe nuk ka të bëjë me mungesën e respektit. Kika i thotë se ai është munduar që ti respektojë të gjithë, pavarësisht nga mënyra se si janë sjellë me të. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›