E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dializa, Tereska: Procesit t'i nënshtrohen më shumë pacientë

Mbi 300 paciente ne vendin tone i nenshtrohen procesit te dializes, por ky numer duhet te rritet edhe me shume ne te ardhmen duke hapur reparte te reja qe trajtojne keta te semure. Keshtu shprehet shefi i pavionit te nefrologjise ne QSUT, Nestor Tereska i cili thote se do te ishte ideale qe vetem per dializen te kishte nje buxhet me vete pasi kostja per nje paciente ne vit qe vuan nga dializa shkon ne 15 mije euro.

“Në qoftë se sot në Shqipëri kemi 350 ose 400 të sëmurë që bëjnë dializë, ne do të na duhet që këtyre t’i shtojmë çdo vit dhe 150-200 të sëmurë të rinj. Pra vend për dializë na duhet. Kostoja e dializës është shumë e lartë” thotë Tereska.

Nderkohe Tereska thote se edhe me transplantet vendi yne eshte mbrapa, megjithate tashme ato vazhdojne qe te kryhen normalisht, edhe pse te pakta ne numer. Brenda muajit prill, pritet te kryhen disa transplante.

“Të sëmurët që do u bëhet transplanti i kemi caktuar. Familjarët që do u japin organin i kemi caktuar. Tani jemi në kolaudimet e fundit” thotë Tereska.

Transplanti i pare ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” u krye rreth nje vit me pare nga mjeket shqiptare dhe italiane tek nje vajze 19 vjece nga Korca.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›