E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialog institucional për marrjen e statusit

Gjatë këtij takimi, kryetari i Shtetit theksoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është objektivi kryesor i politikës së jashtme shqiptare që reflekton dhe synon të përmbushë aspiratën e gjerë të qytetarëve shqiptarë për të qenë pjesë edhe zyrtarisht e familjes evropiane.

Presidenti i Republikës nënvizoi se për realizimin e kësaj aspirate, duhet angazhimi maksimal i shtetit shqiptar dhe institucioneve të tij dhe një bashkëpunim intensiv me Presidencën daneze dhe delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë. “Objektivi ynë është përshpejtimi i procesit të integrimit të plotë të Shqipërisë dhe ne shpresojmë në marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian brenda këtij viti, pasi të kemi plotësuar kriteret e duhura, ku më kryesori është dialogu dhe bashkëpunimi politik institucional”, theksoi Topi.

Në këtë pikë, Kryetari i Shtetit vlerësoi rolin dhe kontributin e Ambasadorit Jensen dhe shprehu bindjen në mbështetjen e plotë të Presidencës daneze për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

Ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës, e informoi dhe i paraqiti Presidentit Topi përparësitë e programit të presidencës daneze të radhës së Bashkimit Evropian, ku një vend të veçantë do të zërë vazhdimësia e procesit të zgjerimit, si dhe mbështetja dhe ndihmesa ndaj Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në gjirin e familjes evropiane.

“Mbretëria e Danimarkës do të vazhdojë të mbështesë vendin tonë në përpjekjet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian duke uruar që Shqipëria të arrijë ta marrë e ta meritojë statusin e vendit kandidat dhe do të ishte një gjë shumë e mirë sikur kjo të ndodhte në këtë vit të njëqindtë të pavarësisë së saj”, është shprehur ai. /Start/

                                                                                             2012-01-10 11:53
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›